Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga Drenica

/cnt/019d8cf1-39e4-7113-9c46-c20ae1383176__m.webp

KF Llapi ka reaguar zyrtarisht pas humbjes minimale 1-0 ndaj Drenicës, duke ngritur shqetësime serioze për një vendim të kontestuar të arbitrimit që, sipas tyre, ndikoi drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes. Klubi nga Podujeva bën të ditur se fillimisht kishte zgjedhur të mos reagojë menjëherë, duke pritur vlerësimin zyrtar nga eksperti i Federatës së Futbollit […]

KF Llapi ka reaguar zyrtarisht pas humbjes minimale 1-0 ndaj Drenicës, duke ngritur shqetësime serioze për një vendim të kontestuar të arbitrimit që, sipas tyre, ndikoi drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes.

Klubi nga Podujeva bën të ditur se fillimisht kishte zgjedhur të mos reagojë menjëherë, duke pritur vlerësimin zyrtar nga eksperti i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Megjithatë, pas analizës së situatës nga eksperti i referimit, Petrit Hadri, Llapi thekson se mbeten shumë paqartësi rreth vendimit të gjyqtarit anësor, i cili ngriti flamurin për dalje të topit në një moment kyç të lojës.

Sipas reagimit, aksioni i ndërprerë ishte i pastër dhe me potencial të madh për gol, ndërsa ndërhyrja e gjyqtarit cilësohet si e nxituar dhe e dëmshme për rrjedhën e ndeshjes.

Llapi vë në pikëpyetje edhe mosaplikimin e duhur të sistemit VAR, duke theksuar se aksioni duhej të lejohej të vazhdonte dhe më pas të verifikohej.

“Në një kohë kur VAR-i është në funksion, është e pakuptueshme pse loja u ndal në mes të aksionit, duke na mohuar një mundësi të pastër për shënim”, thuhet në reagimin e klubit.

Sipas Llapit, edhe eksperti i FFK-së, Petrit Hadri, e ka cilësuar situatën si të diskutueshme dhe me ndikim në ndeshje, çka shton edhe më shumë dyshimet mbi vendimin e marrë në fushë.

Në fund, Llapi kërkon trajtim të barabartë, transparencë dhe standard të njëjtë për të gjitha skuadrat, sidomos në këtë fazë vendimtare të kampionatit.

TË NGJASHME
Bastet e favorizojnë maksimalisht Barcelonën në derbin e Ligës së Kampionëve ndaj Atletiko Madridit

Bastet e favorizojnë maksimalisht Barcelonën në derbin e Ligës së Kampionëve ndaj Atletiko Madridit

Polonia mund të jetë kundërshtar i Kosovës në miqësore, dy federatat janë duke negociuar

Polonia mund të jetë kundërshtar i Kosovës në miqësore, dy federatat janë duke negociuar

Mbappe: Të jesh lojtar i Realit është dhuratë nga Zoti

Mbappe: Të jesh lojtar i Realit është dhuratë nga Zoti

Eufori e kontrolluar: Strategjia e Bayernit kundër Realit

Eufori e kontrolluar: Strategjia e Bayernit kundër Realit

Arbeloa nuk e fton Asencion ndaj Bayernit, shkak përplasja e fundit mes tyre

Arbeloa nuk e fton Asencion ndaj Bayernit, shkak përplasja e fundit mes tyre

Lojtarët portugezë të PSG-së bëjnë homazhe për Diogo Jotan në “Anfield”

Lojtarët portugezë të PSG-së bëjnë homazhe për Diogo Jotan në “Anfield”

Gjiganti turk synon transferimin e Edon Zhegrovës në verë

Gjiganti turk synon transferimin e Edon Zhegrovës në verë

Opta me parashikim ‘të çmendur’ për ndeshjen e sontme Atletic Madrid – Barcelona

Opta me parashikim ‘të çmendur’ për ndeshjen e sontme Atletic Madrid – Barcelona

“S’kemi më kohë” – Thirrja urgjente e Alitit për bashkim para sfidës së madhe sportive të vitit 2030

“S’kemi më kohë” – Thirrja urgjente e Alitit për bashkim para sfidës së madhe sportive të vitit 2030

Atletico Madrid – Barcelona, formacionet e mundshme

Atletico Madrid – Barcelona, formacionet e mundshme

0:000:00