Juventusi synon yllin e Bayernit, Spalletti jep miratimin për transferimin prej 40 milionë eurosh
Periskopi
8 orë më parë
30k
Share
Juventusi ka vendosur të përforcojë repartin defensiv për sezonin e ardhshëm, pasi paraqitjet në qendër të mbrojtjes nuk kanë qenë në nivelin e kërkuar nga trajneri Luciano Spalletti. Sipas raportimeve të CalcioMercato, trajneri italian ka dhënë dritën jeshile për transferimin e mbrojtësit korean Kim Min-jae, një lojtar që ai e njeh shumë mirë nga koha kur […]
Sipas raportimeve të CalcioMercato, trajneri italian ka dhënë dritën jeshile për transferimin e mbrojtësit korean Kim Min-jae, një lojtar që ai e njeh shumë mirë nga koha kur e drejtoi te Napoli.
Mbrojtësi 29-vjeçar aktualisht është pjesë e Bayern Munich, por nuk ka një rol të padiskutueshëm në formacionin bazë, gjë që mund ta shtyjë të konsiderojë një largim gjatë afatit kalimtar të verës.
Ribashkimi me Spallettin shihet si një faktor i rëndësishëm që mund ta afrojë me “Zonjën e Vjetër”, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Megjithatë, drejtuesit e klubit bavarez nuk kanë ndërmend ta lejojnë largimin e tij me lehtësi.
Ata kërkojnë rreth 40 milionë euro për kartonin e lojtarit, një shumë pak më e ulët se 50 milionët që paguan për ta transferuar.
Interesimi për Kim Min-jae nuk mungon as nga Milani, duke paralajmëruar një garë të fortë në afatin kalimtar për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares së Koresë së Jugut, me të cilën ai numëron 77 paraqitje dhe katër gola. /Periskopi