U konfirmua heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës – deklarata e plotë e përfaqësuesit të Komisionit Evropian

/cnt/019cfc4e-8fa4-769f-a9d9-de4e32910a4a__m.webp

Komisioni Evropian konfirmoi sot se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Këtë e bëri të ditur Jiri Plecity, përfaqësues i Komisionit Evropian gjatë një debati për raportin për Kosovën që u zhvillua në Parlamentin Evropian. “Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu […]

Këtë e bëri të ditur Jiri Plecity, përfaqësues i Komisionit Evropian gjatë një debati për raportin për Kosovën që u zhvillua në Parlamentin Evropian.

“Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së…”, tha Jiri Plecity.

Deklaratën e plotë ku Plecity flet për heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

Plecity foli edhe për aplikimin e Kosovës në BE, procesin integrues dhe çështje tjera.

Ndryshe, BE-ja kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, duke pezulluar financimin dhe takimet dypalëshe midis zyrtarëve evropianë dhe atyre të Qeverisë së Kosovës.

Këto masa ishin vendosur pas tensioneve në komunat me shumicë serbe në Kosovë, pasi në krye të komunave ishin kryetarët shqiptarë.

E para disa muajve kishte filluar largimi gradual i këtyre masave, ndërkaq sot u konfirmua largimi i plotë i tyre.

Ky largim i masave vjen vetëm pak ditë pasi në Kosovë ishte i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serb, Peter Sorensen.

Sorensen ishte të shtunën në Kosovë lidhur me Ligjin për të huajt, ku pas takimit me kryeministrin Albin Kuri u tha se janë pajtuar që ky ligj të fillojë së zbatuari por me disa masa shtesë, pasi prek edhe komunitetin serb në Kosovë./telegrafi

TË NGJASHME
Sorensen në NATO, Shekerinska: Aleatët janë dakorduar të rrisin mbështetjen e tyre për përpjekjet e normalizimit nga BE-ja

Sorensen në NATO, Shekerinska: Aleatët janë dakorduar të rrisin mbështetjen e tyre për përpjekjet e normalizimit nga BE-ja

Tentoi ta vriste gruan pas ndarjes, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Tentoi ta vriste gruan pas ndarjes, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Ndalohen për 48 orë prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani, fëmija nën përkujdesin e mjekëve

Ndalohen për 48 orë prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani, fëmija nën përkujdesin e mjekëve

Shqipëria shpalli Iranin sponsor të terrorizmit, reagon Izraeli: Rezolutë historike

Shqipëria shpalli Iranin sponsor të terrorizmit, reagon Izraeli: Rezolutë historike

Eskalon deputeti i VV-së: I quan të gërrditshëm Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin

Eskalon deputeti i VV-së: I quan të gërrditshëm Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin

GLPS mirëpret heqjen e masave të BE ndaj Kosovës: Kjo ofron optimizëm të ri për rrugën tonë Evropiane

GLPS mirëpret heqjen e masave të BE ndaj Kosovës: Kjo ofron optimizëm të ri për rrugën tonë Evropiane

Kurti “e nxjerr” nga ngujimi Lulzim Hetemin, e emëron zv.ministër në Qeveri

Kurti “e nxjerr” nga ngujimi Lulzim Hetemin, e emëron zv.ministër në Qeveri

LVV`ja insiston se dekreti i Vjosa Osmanit është jokushtetues

LVV`ja insiston se dekreti i Vjosa Osmanit është jokushtetues

Deliu-Kodra: VV-ja paska shpenzuar për fushatë rreth 15 mijë euro për një natë, ndërsa pacientët luftojnë për barna

Deliu-Kodra: VV-ja paska shpenzuar për fushatë rreth 15 mijë euro për një natë, ndërsa pacientët luftojnë për barna

Mbrojtja kërkon lirim, Prokuroria rigjykim ndaj ish-zyrtarit të AKI`së të akuzuar për korrupsion

Mbrojtja kërkon lirim, Prokuroria rigjykim ndaj ish-zyrtarit të AKI`së të akuzuar për korrupsion