LVV`ja insiston se dekreti i Vjosa Osmanit është jokushtetues

/cnt/019cb924-502d-7730-a4d3-6a1d59608496__m.webp

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se ftesat e kryeministrit Kurti për takim me opozitën janë në frymën e gjetjes së një zgjidhjeje për të evituar zgjedhjet e jashtëzakonshme. Në një bisedë për RTV21, Nagavci tha se dekreti i presidentes Osmani është jokushtetues, transmeton Periskopi. “Edhe një palë zgjedhje janë të […]

Në një bisedë për RTV21, Nagavci tha se dekreti i presidentes Osmani është jokushtetues, transmeton Periskopi.

“Edhe një palë zgjedhje janë të panevojshme dhe nuk duhet të mbahen. Në këtë frymë janë edhe ftesat për takime, ndonëse jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo nënkupton se ne, përveçse besojmë se adresimi në Gjykatë i çështjes së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit është i duhur, konsiderojmë se me anë të atij dekreti është shkelur Kushtetuta dhe ka pasur ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit. Kjo tregon edhe gatishmërinë tonë që sa më parë të ofrohet një zgjidhje dhe të vazhdohet puna.”, tha Nagavci.

Shefja e deputetëve të LVV-së pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë mbi argumentet e dorëzuara nga kryeministri Kurti dhe grupi parlamentar i LVV-së. Megjithatë, ajo paralajmëron se do ta respektojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne besojmë se argumentet janë në anën tonë. Është pothuajse ndër të rrallat raste kur komuniteti i ekspertëve dhe njohësve të Kushtetutës mbajnë pothuajse të njëjtin qëndrim, përkatësisht në përkrahje të argumenteve se dekreti për shpërndarjen e Kuvendit ishte jokushtetues. Ne presim që Gjykata të marrë një vendim meritor, bazuar në argumente dhe me integritet profesional. LVV-ja gjithmonë ka respektuar vendimet e gjykatave dhe institucioneve. Edhe pse kemi pasur qëndrime publike, kemi organizuar aksione politike dhe kemi shprehur bindjet tona, gjithmonë kemi respektuar vendimet e institucioneve tona.”, u shpreh ajo.

TË NGJASHME
Sorensen në NATO, Shekerinska: Aleatët janë dakorduar të rrisin mbështetjen e tyre për përpjekjet e normalizimit nga BE-ja

Sorensen në NATO, Shekerinska: Aleatët janë dakorduar të rrisin mbështetjen e tyre për përpjekjet e normalizimit nga BE-ja

Tentoi ta vriste gruan pas ndarjes, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Tentoi ta vriste gruan pas ndarjes, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Ndalohen për 48 orë prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani, fëmija nën përkujdesin e mjekëve

Ndalohen për 48 orë prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani, fëmija nën përkujdesin e mjekëve

Shqipëria shpalli Iranin sponsor të terrorizmit, reagon Izraeli: Rezolutë historike

Shqipëria shpalli Iranin sponsor të terrorizmit, reagon Izraeli: Rezolutë historike

Eskalon deputeti i VV-së: I quan të gërrditshëm Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin

Eskalon deputeti i VV-së: I quan të gërrditshëm Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin

GLPS mirëpret heqjen e masave të BE ndaj Kosovës: Kjo ofron optimizëm të ri për rrugën tonë Evropiane

GLPS mirëpret heqjen e masave të BE ndaj Kosovës: Kjo ofron optimizëm të ri për rrugën tonë Evropiane

Kurti “e nxjerr” nga ngujimi Lulzim Hetemin, e emëron zv.ministër në Qeveri

Kurti “e nxjerr” nga ngujimi Lulzim Hetemin, e emëron zv.ministër në Qeveri

U konfirmua heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës – deklarata e plotë e përfaqësuesit të Komisionit Evropian

U konfirmua heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës – deklarata e plotë e përfaqësuesit të Komisionit Evropian

Deliu-Kodra: VV-ja paska shpenzuar për fushatë rreth 15 mijë euro për një natë, ndërsa pacientët luftojnë për barna

Deliu-Kodra: VV-ja paska shpenzuar për fushatë rreth 15 mijë euro për një natë, ndërsa pacientët luftojnë për barna

Mbrojtja kërkon lirim, Prokuroria rigjykim ndaj ish-zyrtarit të AKI`së të akuzuar për korrupsion

Mbrojtja kërkon lirim, Prokuroria rigjykim ndaj ish-zyrtarit të AKI`së të akuzuar për korrupsion