Ndalohen për 48 orë prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani, fëmija nën përkujdesin e mjekëve

/cnt/019cb451-552c-75d3-8fc0-b3eef5137f1d__m.webp

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot nga Policia e Kosovës, ku një fëmijë pesëvjeçar nga Lipjani është dërguar në Emergjencën Qendrore të Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), i referuar nga QKMF Lipjan, për shkak të plagëve të rënda dhe dyshimeve për kequshqyerje. Prindërit e tij janë arrestuar për shkak të shkeljes së detyrimeve familjare. Zëdhënësja […]

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot nga Policia e Kosovës, ku një fëmijë pesëvjeçar nga Lipjani është dërguar në Emergjencën Qendrore të Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), i referuar nga QKMF Lipjan, për shkak të plagëve të rënda dhe dyshimeve për kequshqyerje.

Prindërit e tij janë arrestuar për shkak të shkeljes së detyrimeve familjare.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka konfirmuar se dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojme se me aktvendim te Prokurorit te Shtetit jane ndaluar dy (2) persona ne kohezgjatje prej 48 ore, per shkak te dyshimit te bazuar per veprat penale “Shkelja e detyrimeve familjare” sipas nenit 244 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves, dhe vepres penale Lendim i rende trupor” sipas nenit 186 te KPRK-se. Ne kete, drejtim Prokurori i rastit eshte duke i ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me kete rast. Nderkohe, Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, do te parashtroj kerkese per caktimin e mases se paraburgimit ne gjykaten kompetente. Për shkak te ndjeshmërisë se rastit nuk mund te ofrojmë detaje lidhur me këtë sepse mund te dëmtohet integriteti i hetimeve dhe mbarëvajtja e hetimeve, ka thënë Shala për lajmi.net.

Ndërkohë, zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, ka konfirmuar se fëmija 5-vjeçar ka shenja të plagëve të rënda në të dy shputat e këmbëve, të shoqëruara me ndryshime gangrenoze dhe hipotrofisë, me dyshim për kequshqyerje. Fëmija ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike, dhe është hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë – Repartin e Kujdesit Intensiv Pediatrik për trajtim dhe monitorim të mëtejshëm.

“Trajtimi intensiv i plagëve po vazhdon, ndërkohë që janë realizuar konsultat multidisiplinare me kirurgun vaskular, kirurgun plastik, ortopedin, psikologun, psikiatrin e fëmijëve dhe punëtori social, për të ofruar mbështetje të plotë mjekësore dhe psikosociale,” ka shtuar Shala.

Fëmija aktualisht ndodhet nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor dhe punëtorëve socialë, pa praninë e prindërve apo kujdestarit ligjor, në përputhje me procedurat për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Lipjan dhe se prindërit janë arrestuar për moskujdes dhe shkelje të detyrimeve familjare. 

TË NGJASHME
Sorensen në NATO, Shekerinska: Aleatët janë dakorduar të rrisin mbështetjen e tyre për përpjekjet e normalizimit nga BE-ja

Sorensen në NATO, Shekerinska: Aleatët janë dakorduar të rrisin mbështetjen e tyre për përpjekjet e normalizimit nga BE-ja

Tentoi ta vriste gruan pas ndarjes, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Tentoi ta vriste gruan pas ndarjes, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Shqipëria shpalli Iranin sponsor të terrorizmit, reagon Izraeli: Rezolutë historike

Shqipëria shpalli Iranin sponsor të terrorizmit, reagon Izraeli: Rezolutë historike

Eskalon deputeti i VV-së: I quan të gërrditshëm Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin

Eskalon deputeti i VV-së: I quan të gërrditshëm Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin

GLPS mirëpret heqjen e masave të BE ndaj Kosovës: Kjo ofron optimizëm të ri për rrugën tonë Evropiane

GLPS mirëpret heqjen e masave të BE ndaj Kosovës: Kjo ofron optimizëm të ri për rrugën tonë Evropiane

Kurti “e nxjerr” nga ngujimi Lulzim Hetemin, e emëron zv.ministër në Qeveri

Kurti “e nxjerr” nga ngujimi Lulzim Hetemin, e emëron zv.ministër në Qeveri

U konfirmua heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës – deklarata e plotë e përfaqësuesit të Komisionit Evropian

U konfirmua heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës – deklarata e plotë e përfaqësuesit të Komisionit Evropian

LVV`ja insiston se dekreti i Vjosa Osmanit është jokushtetues

LVV`ja insiston se dekreti i Vjosa Osmanit është jokushtetues

Deliu-Kodra: VV-ja paska shpenzuar për fushatë rreth 15 mijë euro për një natë, ndërsa pacientët luftojnë për barna

Deliu-Kodra: VV-ja paska shpenzuar për fushatë rreth 15 mijë euro për një natë, ndërsa pacientët luftojnë për barna

Mbrojtja kërkon lirim, Prokuroria rigjykim ndaj ish-zyrtarit të AKI`së të akuzuar për korrupsion

Mbrojtja kërkon lirim, Prokuroria rigjykim ndaj ish-zyrtarit të AKI`së të akuzuar për korrupsion