Sejdiu kritikon afatin e Kushtetueses: Vendime të tilla nuk mund të presin javë

/cnt/019cd7f6-04f1-7221-b9e0-c2868e41a57c__m.webp

Gjykata Kushtetuese e Kosovës të hënën ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Vendimi është marrë pas ankesës së paraqitur nga kryeministri Albin Kurti në emër të Qeveria e Kosovës. Sipas vendimit, masa e përkohshme hyn në fuqi më 9 mars dhe do të mbetet […]

Vendimi është marrë pas ankesës së paraqitur nga kryeministri Albin Kurti në emër të Qeveria e Kosovës.

Sipas vendimit, masa e përkohshme hyn në fuqi më 9 mars dhe do të mbetet në fuqi deri më 31 mars 2026.

E lidhur me këtë, juristi Korab Sejdiu ka reaguar, duke thënë se për një çështje që prek drejtpërdrejt funksionimin e dy degëve të pushtetit – dhe në fakt, edhe të tretës – kjo është një kohë tmerrësisht e gjatë.

Sejdiu tutje thotë se ndërkohë që vendime serioze e presin shtetin, në një kohë kur duket që e tërë bota është në flakë, ndoshta kjo është një nga ato situata kur drejtësia kushtetuese duhet të vijë brenda ditësh, jo javësh.

Postimi i plotë:

Fakti që masa e përkohshme është në fuqi deri më 31 mars lë të kuptohet se vendimi meritor mund të merr javë. Për një çështje që prek drejtpërdrejt funksionimin e dy degëve të pushtetit – dhe në fakt, edhe të tretës – kjo është një kohë tmerrësisht e gjatë.

Kur ekziston ky rrezik i theksuar i një vakumi institucional, ndërkohë që vendime serioze e presin shtetin, në një kohë kur duket që e tërë bota është në flakë, ndoshta kjo është një nga ato situata kur drejtësia kushtetuese duhet të vijë brenda ditësh, jo javësh.

Sepse në raste të tilla nuk kërkohet vetëm interpretim i drejtë i Kushtetutës, por edhe efikasitet në vendimmarrje.

TË NGJASHME
Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues

Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues

Periudha 3-javore e masës së përkohshme të Kushtetueses vlerësohet e gjatë

Periudha 3-javore e masës së përkohshme të Kushtetueses vlerësohet e gjatë

Osmani njofton për takimin me drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO’s

Osmani njofton për takimin me drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO’s

Kërkesa e transportuesve: Të rritet çmimi i udhëtimit

Kërkesa e transportuesve: Të rritet çmimi i udhëtimit

Haziri për Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK-ja do ta diskutonte mbështetjen

Haziri për Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK-ja do ta diskutonte mbështetjen

Deda: “Aleanca politike” nuk nënkupton heshtje përballë shkeljeve të Kushtetutës

Deda: “Aleanca politike” nuk nënkupton heshtje përballë shkeljeve të Kushtetutës

Mashtrim në testin për patentë-shofer, policia arreston dy persona në Mitrovicë të Veriut

Mashtrim në testin për patentë-shofer, policia arreston dy persona në Mitrovicë të Veriut

Zgjedhjet e reja: Presidentja u kërkon partive emrat për anëtarë, deri më 31 mars pritet konstituimi i KQZ-së së re

Zgjedhjet e reja: Presidentja u kërkon partive emrat për anëtarë, deri më 31 mars pritet konstituimi i KQZ-së së re

Rrahje mes disa personave në Pejë – Lëndohen dy, tre në arrati

Rrahje mes disa personave në Pejë – Lëndohen dy, tre në arrati

Dogana kryen kontroll në pesë lokacione në Prishtinë, kap mallra të kontrabanduara në vlerë prej 800 mijë euro

Dogana kryen kontroll në pesë lokacione në Prishtinë, kap mallra të kontrabanduara në vlerë prej 800 mijë euro

Edhe në rivendosje, Themelorja refuzon kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve që u kapën me 1 milion euro në Merdar

Edhe në rivendosje, Themelorja refuzon kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve që u kapën me 1 milion euro në Merdar