Deda: “Aleanca politike” nuk nënkupton heshtje përballë shkeljeve të Kushtetutës

/cnt/019cd9c6-52b5-74a6-942f-9d205eccb24e__m.webp

Analisti politik Ilir Deda ka reaguar për zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar se një aleancë politike nuk duhet të nënkuptojë heshtje përballë shkeljeve të Kushtetutës apo abuzimeve institucionale. Deda, përmes një postimi publik, ka shkruar se interesi i vendit duhet të mbrohet mbi çdo interes partiak apo institucional. “‘Aleanca politike’ nuk nënkupton […]

Deda, përmes një postimi publik, ka shkruar se interesi i vendit duhet të mbrohet mbi çdo interes partiak apo institucional.

“‘Aleanca politike’ nuk nënkupton heshtje gjatë shkeljeve të Kushtetutës, heshtje kur linçohen kritikët, heshtje përgjatë abuzimit institucional. Ruajtje ‘si sytë e ballit’ meriton veç interesi i vendit, jo formacionet partiake apo bartësit institucional”, ka shkruar Deda.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar çështja e mandatit të dytë të presidentes, duke thënë se kjo situatë ka dëmtuar politikën partiake.

“Loja politike me mandatin e dytë të presidentes veç shpërfytyroi politikën partiake që bazohet vetëm në interes për aq kohë sa partitë kanë nevojë për të. Reagimet emocionale u mbesin votuesve që me çdo kusht refuzojnë të jenë mendjeftohtë dhe të kuptojnë që politika s’ka asgjë të bëjë me dashuri”, ka theksuar ai.

Sipas Dedës, kriza aktuale politike do të mund të ishte shmangur nëse kryeministri Albin Kurti do t’ia kishte bërë me kohë të qartë presidentes Vjosa Osmani se nuk e ka mbështetjen e tij për një mandat të dytë.

“E sa i përket krizës së tanishme, kjo mund të evitohej lehtë po t’i tregonte me kohë Kurti Osmanit që nuk e ka përkrahjen e tij për mandat të dytë – që do të ishte korrektësia minimale pas një bashkëpunimi 6-vjeçar. Dhe të gjente me të vërtetë një figurë konsensuale me partitë në opozitë, e jo të luante lojë të fajësimit”, ka shkruar ai.

Deda ka shtuar se, sipas tij, kriza aktuale politike është shkaktuar nga përpjekja për kontroll të plotë mbi institucionet.

“Këtë krizë e ka shkaktuar dëshira për kontroll absolut të çdo institucioni në vend”, ka shtuar Deda.

 

TË NGJASHME
Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues

Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues

Periudha 3-javore e masës së përkohshme të Kushtetueses vlerësohet e gjatë

Periudha 3-javore e masës së përkohshme të Kushtetueses vlerësohet e gjatë

Osmani njofton për takimin me drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO’s

Osmani njofton për takimin me drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO’s

Kërkesa e transportuesve: Të rritet çmimi i udhëtimit

Kërkesa e transportuesve: Të rritet çmimi i udhëtimit

Haziri për Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK-ja do ta diskutonte mbështetjen

Haziri për Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK-ja do ta diskutonte mbështetjen

Mashtrim në testin për patentë-shofer, policia arreston dy persona në Mitrovicë të Veriut

Mashtrim në testin për patentë-shofer, policia arreston dy persona në Mitrovicë të Veriut

Zgjedhjet e reja: Presidentja u kërkon partive emrat për anëtarë, deri më 31 mars pritet konstituimi i KQZ-së së re

Zgjedhjet e reja: Presidentja u kërkon partive emrat për anëtarë, deri më 31 mars pritet konstituimi i KQZ-së së re

Rrahje mes disa personave në Pejë – Lëndohen dy, tre në arrati

Rrahje mes disa personave në Pejë – Lëndohen dy, tre në arrati

Dogana kryen kontroll në pesë lokacione në Prishtinë, kap mallra të kontrabanduara në vlerë prej 800 mijë euro

Dogana kryen kontroll në pesë lokacione në Prishtinë, kap mallra të kontrabanduara në vlerë prej 800 mijë euro

Edhe në rivendosje, Themelorja refuzon kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve që u kapën me 1 milion euro në Merdar

Edhe në rivendosje, Themelorja refuzon kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve që u kapën me 1 milion euro në Merdar