Zgjedhjet e reja: Presidentja u kërkon partive emrat për anëtarë, deri më 31 mars pritet konstituimi i KQZ-së së re

/cnt/019cd9c6-5a6a-7aa1-82d8-f759c080bda8__m.webp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka filluar veprimet për të përgatitur KQZ-në për zgjedhjet e reja. Përmes një shkrese, ajo ka kërkuar nga partitë politike që t`i propozojnë emrat për anëtarë të rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Burimet e Nacionales kanë bërë me dije se shefja e shtetit një shkresë të tillë ia ka […]

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka filluar veprimet për të përgatitur KQZ-në për zgjedhjet e reja. Përmes një shkrese, ajo ka kërkuar nga partitë politike që t`i propozojnë emrat për anëtarë të rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Burimet e Nacionales kanë bërë me dije se shefja e shtetit një shkresë të tillë ia ka nisur dje LVV-së, PDK-së, LDK-së, AAK-së, Listës Serbe dhe partive të komuniteteve tjera, transmeton Periskopi.

I njëjti burim ka treguar se në këtë shkresë presidentja Osmani ka kërkuar nga partitë politike propozimet e tyre të dërgohen në Presidencë brenda afateve ligjore.

Mandati i anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është i lidhur me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë tregon se shefja e shtetit është e obliguar që jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve për Kuvend të ua kërkojë grupeve parlamentare propozimet për anëtarë të KQZ-së.

Në nenin 61 të këtij ligji, ku flitet për mandatin dhe emërimin e anëtarëve të KQZ-së, jepen detaje për këtë çështje.

Presidenti i Republikës së Kosovës, bazuar në rezultatet që kanë dalur nga zgjedhjet e përgjithshme, jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve për Kuvend, u kërkon grupeve parlamentare/subjekteve politike që të propozojnë me shkrim kandidatët për anëtar të KQZ”, thuhet në paragrafin 6 të këtij neni.

Më tej, në këtë nen tregohet se brenda çfarë periudhe kohore partitë politike duhet t`i përgjigjen presidentes Osmani.

Grupet parlamentare/subjektet politike brenda afatit prej shtatë (7) ditësh i dërgojnë propozimet e tyre dhe emërimi nga Presidenti bëhet brenda pesë (5) ditësh nga dërgimi i propozimeve”, thuhet në këtë paragraf.

Ditë më parë edhe Demokracia në Veprim (DnV) i ka kërkuar presidentes që ët veprojë më shpejt në këtë drejtim.

Përmes një komunikate për medie, DnV u ka bërë thirrje presidentes Osmani dhe partive politike që të përmbyllin pa vonesë procesin e nominimit dhe emërimit të anëtarëve të rinj të KQZ-së.

Legjislacioni zgjedhor përcakton që, pas certifikimit të rezultateve, Presidentja i kërkon subjekteve parlamentare nominimet për anëtarët e KQZ-së, ndërsa këto të fundit kanë një afat të caktuar për dorëzimin e propozimeve, pas së cilës Presidentja bën emërimin e tyre. Në këtë moment, kur vendi po përballet me zhvillime që pritet të çojnë drejt një procesi të ri zgjedhor dhe kur 11 marsi – si afat ligjor për këtë procedurë është drejt përfundimit – përmbyllja e procesit të emërimit të përbërjes së re të KQZ-së bëhet edhe më e rëndësishme. Kjo sidomos për shkak se legjislacioni aktual nuk parasheh më vazhdimin automatik të mandatit të përbërjes ekzistuese të KQZ-së deri në emërimin e së resë – në rast të zgjedhjeve – siç ishte rregulluar me ligjin e mëparshëm”, është thënë në komunikatën e DnV-së.

Mandati i anëtarëve të KQZ-së është i lidhur me mandatin e ciklit zgjedhor dhe në parim fillon jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend.

Fillimi i mandatit sipas këtij paragrafi, nënkupton përfundimin e mandatit paraprak.

KQZ-ja ka 11 anëtarë. Aktualisht LV-ja përfaqësohet nga dy anëtarë(Sami Kurteshi, Alban Krasniqi). Edhe PDK-ja në këtë mandat përfaqësohet me anëtarë (Arianit Elshani dhe Ilir Gashi). Nga një anëtar kanë LDK-ja(Sami Hamiti) dhe AAK-j(Muharrem Nitaj).

Ndërsa pesë përfaqësuesit tjerë iu takojnë partive nga komunitet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit e ka certifikuar më 27 mars.

TË NGJASHME
Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues

Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues

Periudha 3-javore e masës së përkohshme të Kushtetueses vlerësohet e gjatë

Periudha 3-javore e masës së përkohshme të Kushtetueses vlerësohet e gjatë

Osmani njofton për takimin me drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO’s

Osmani njofton për takimin me drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO’s

Kërkesa e transportuesve: Të rritet çmimi i udhëtimit

Kërkesa e transportuesve: Të rritet çmimi i udhëtimit

Haziri për Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK-ja do ta diskutonte mbështetjen

Haziri për Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK-ja do ta diskutonte mbështetjen

Deda: “Aleanca politike” nuk nënkupton heshtje përballë shkeljeve të Kushtetutës

Deda: “Aleanca politike” nuk nënkupton heshtje përballë shkeljeve të Kushtetutës

Mashtrim në testin për patentë-shofer, policia arreston dy persona në Mitrovicë të Veriut

Mashtrim në testin për patentë-shofer, policia arreston dy persona në Mitrovicë të Veriut

Rrahje mes disa personave në Pejë – Lëndohen dy, tre në arrati

Rrahje mes disa personave në Pejë – Lëndohen dy, tre në arrati

Dogana kryen kontroll në pesë lokacione në Prishtinë, kap mallra të kontrabanduara në vlerë prej 800 mijë euro

Dogana kryen kontroll në pesë lokacione në Prishtinë, kap mallra të kontrabanduara në vlerë prej 800 mijë euro

Edhe në rivendosje, Themelorja refuzon kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve që u kapën me 1 milion euro në Merdar

Edhe në rivendosje, Themelorja refuzon kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve që u kapën me 1 milion euro në Merdar