Rama tregon planin për hekurudhën strategjike Durrës–Prishtinë

/cnt/019cb44f-a31d-725b-bb4c-73fc9c84ea47__m.webp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thekson se zhvillimi i rrjetit hekurudhor në vendin e tij është një nga prioritetet kryesore të qeverisë. Mes linjave të ndryshme që po rikonstruktohen ose ndërtohen, Rama veçoi projektin ambicioz të hekurudhës Durrës–Prishtinë, që sipas tij, po ecën drejt fazave të zbatimit konkret. “Ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projekti […]

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thekson se zhvillimi i rrjetit hekurudhor në vendin e tij është një nga prioritetet kryesore të qeverisë.

Mes linjave të ndryshme që po rikonstruktohen ose ndërtohen, Rama veçoi projektin ambicioz të hekurudhës Durrës–Prishtinë, që sipas tij, po ecën drejt fazave të zbatimit konkret.

“Ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projekti paraprak për hekurudhën e kombit, Durrës–Prishtinë. Në takimin e fundit me kryeministrin Kurti kemi diskutuar për mundësinë e dy financimeve të huaja që do ta mundësojnë avancimin e projektit,” tha Rama, transmeton Oranews Albania.

Sipas tij, kjo linjë pritet të integrohet me rrjetet hekurudhore europiane, duke respektuar standardet bashkëkohore dhe duke synuar elektrifikimin e shtrirjes prej 530 kilometrash të planifikuara.

Rama nënvizoi se projekti është pjesë e një vizioni më të gjerë për modernizimin e transportit hekurudhor, që synon të lidhë Shqipërinë me rajonin dhe të përmirësojë lidhjet ndërkombëtare.

Ndërtimi i kësaj hekurudhe, tha ai, kërkon durim dhe përpjekje të jashtëzakonshme, por edhe reputacion ndërkombëtar dhe stabilitet ekonomik që Shqipëria tashmë e ka fituar.

Rama siguroi se qeveria ka një plan të qartë dhe të strukturuar për realizimin e këtij projekti strategjik, i cili do të ndryshojë rrënjësisht lëvizshmërinë dhe transportin rajonal.

TË NGJASHME
Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues

Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues

Periudha 3-javore e masës së përkohshme të Kushtetueses vlerësohet e gjatë

Periudha 3-javore e masës së përkohshme të Kushtetueses vlerësohet e gjatë

Osmani njofton për takimin me drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO’s

Osmani njofton për takimin me drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO’s

Kërkesa e transportuesve: Të rritet çmimi i udhëtimit

Kërkesa e transportuesve: Të rritet çmimi i udhëtimit

Haziri për Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK-ja do ta diskutonte mbështetjen

Haziri për Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK-ja do ta diskutonte mbështetjen

Deda: “Aleanca politike” nuk nënkupton heshtje përballë shkeljeve të Kushtetutës

Deda: “Aleanca politike” nuk nënkupton heshtje përballë shkeljeve të Kushtetutës

Mashtrim në testin për patentë-shofer, policia arreston dy persona në Mitrovicë të Veriut

Mashtrim në testin për patentë-shofer, policia arreston dy persona në Mitrovicë të Veriut

Zgjedhjet e reja: Presidentja u kërkon partive emrat për anëtarë, deri më 31 mars pritet konstituimi i KQZ-së së re

Zgjedhjet e reja: Presidentja u kërkon partive emrat për anëtarë, deri më 31 mars pritet konstituimi i KQZ-së së re

Rrahje mes disa personave në Pejë – Lëndohen dy, tre në arrati

Rrahje mes disa personave në Pejë – Lëndohen dy, tre në arrati

Dogana kryen kontroll në pesë lokacione në Prishtinë, kap mallra të kontrabanduara në vlerë prej 800 mijë euro

Dogana kryen kontroll në pesë lokacione në Prishtinë, kap mallra të kontrabanduara në vlerë prej 800 mijë euro

Edhe në rivendosje, Themelorja refuzon kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve që u kapën me 1 milion euro në Merdar

Edhe në rivendosje, Themelorja refuzon kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve që u kapën me 1 milion euro në Merdar