Nagavci: Këtë vendim e presim nga Kushtetuesja

/cnt/019cb924-502d-7730-a4d3-6a1d59608496__m.webp

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars ndaj dekretit të presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duke pezulluar njëherësh edhe punën në Kuvend.Nagavci tha se presin një vendim final në favor të kërkesës së tyre. “Natyrisht […]

“Natyrisht se e kemi mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme, duke besuar se një vendim ndryshe do të mund të krijonte pasoja që do të ishin vështirë të rikuperueshme. Ne presim që Gjykata ta trajtojë me integritet dhe profesionalizëm dhe besojmë se vendimi do të jetë në favor të kërkesës sonë.”, tha ajo.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Nagavci, tha se i respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Është një situatë ku, nga sa kemi parë prej qëndrimeve publike, si rrallëherë më parë ka pasur një unitet mes komunitetit të ekspertëve, juristëve, ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe profesorëve të së drejtës kushtetuese, të cilët konsiderojnë se ky dekret bie ndesh me Kushtetutën. Andaj besojmë se vendimi do të jetë në favor të kërkesës sonë. Por, përtej kësaj, natyrisht se ne kemi respektuar edhe më herët vendimet e institucioneve, në këtë rast edhe të Gjykatës.”, deklaroi Nagavci për rtv21, transmeton Periskopi.

Nagavci beson se ka ende hapësirë për bisedime sa i përket gjetjes së një konsensusi për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Ne besojmë që ka ende hapësirë për të pasur një pajtueshmëri dhe për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme për ta tejkaluar këtë krizë në të cilën aktualisht ndodhemi. Një periudhë prej 59 ditësh, e cila do të ishte në dispozicion për arritjen e një konsensusi, mund të ndikojë pozitivisht në këtë drejtim.”

TË NGJASHME
Ambasadori britanik: Urgjente që Kosova t’i rikthehet stabilitetit politik

Ambasadori britanik: Urgjente që Kosova t’i rikthehet stabilitetit politik

KQPZh: Nga gërmimet në Rahovec gjenden mbetje mortore, por nuk dihet numri i saktë i individëve

KQPZh: Nga gërmimet në Rahovec gjenden mbetje mortore, por nuk dihet numri i saktë i individëve

Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK

Grenell i reagon ashpër Vjosa Osmanit: Po gënjen, bashkë me Kurtin keni qenë ekipë katastrofale

Grenell i reagon ashpër Vjosa Osmanit: Po gënjen, bashkë me Kurtin keni qenë ekipë katastrofale

SHOK alarmon: Papunësimi i onkologëve të rinj ngadalëson trajtimin e pacientëve me kancer

SHOK alarmon: Papunësimi i onkologëve të rinj ngadalëson trajtimin e pacientëve me kancer

Policia kanadeze heton raportet për të shtëna në konsullatën amerikane në Toronto

Policia kanadeze heton raportet për të shtëna në konsullatën amerikane në Toronto

Ja kur pritet të bie çmimi i naftës në Kosovë, jep detaje Fadil Berjani

Ja kur pritet të bie çmimi i naftës në Kosovë, jep detaje Fadil Berjani

”Duhet me vet Vjosën”, përgjigjja e Lutfi Hazirit kur pyetet për kthimin e Osmanit në LDK

”Duhet me vet Vjosën”, përgjigjja e Lutfi Hazirit kur pyetet për kthimin e Osmanit në LDK

U përfshi në plagosjen në Skenderaj, SHKK merr vendim për gardianin

U përfshi në plagosjen në Skenderaj, SHKK merr vendim për gardianin

U arrestua për pastrim parash, Papa shkarkon peshkopin e San Diegos

U arrestua për pastrim parash, Papa shkarkon peshkopin e San Diegos

Hegseth thotë se bombardimet e SHBA`së kundër Iranit do të rriten dukshëm

Hegseth thotë se bombardimet e SHBA`së kundër Iranit do të rriten dukshëm