SHOK alarmon: Papunësimi i onkologëve të rinj ngadalëson trajtimin e pacientëve me kancer

/cnt/019cd8c8-da2e-717e-b2e8-ac476debb1bf__m.webp

Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) shprehu shqetësim të thellë për gjendjen e shërbimeve onkologjike në vend, duke theksuar se mungesa e specialistëve të rinj po ndikon drejtpërdrejt në trajtimin e pacientëve me sëmundje malinje. SHOK theksoi se numri i pacientëve me kancer po rritet çdo vit, ndërsa disa specialistë të rinj të onkologjisë, të […]

SHOK theksoi se numri i pacientëve me kancer po rritet çdo vit, ndërsa disa specialistë të rinj të onkologjisë, të trajnuar për vite me radhë me investim të madh publik dhe personal, mbeten pa mundësi punësimi në institucionet shëndetësore.

“Çdo specialist i papunësuar përfaqëson një mundësi të humbur për diagnostikim më të shpejtë, trajtim më të personalizuar dhe përmirësim të përgjithshëm të kujdesit për pacientët me sëmundje malinje në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Shoqatës.

Sipas SHOK, kimioterapia dhe radioterapia kryesisht ofrohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjë që shton presionin mbi sistemin shëndetësor dhe shpesh sjell vonesa në trajtimin e pacientëve.

Shoqata theksoi se punësimi i specialistëve të rinj do të zgjeronte kapacitetet e shërbimeve onkologjike, do të përmirësonte qasjen e pacientëve në terapi dhe do të reduktonte kohën e pritjes për trajtim. Derisa shoqata bëri thirrje që institucionet përgjegjëse të krijojnë mundësi për integrimin sa më të shpejtë të këtyre profesionistëve në sistemin shëndetësor publik.

TË NGJASHME
Ambasadori britanik: Urgjente që Kosova t’i rikthehet stabilitetit politik

Ambasadori britanik: Urgjente që Kosova t’i rikthehet stabilitetit politik

KQPZh: Nga gërmimet në Rahovec gjenden mbetje mortore, por nuk dihet numri i saktë i individëve

KQPZh: Nga gërmimet në Rahovec gjenden mbetje mortore, por nuk dihet numri i saktë i individëve

Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK

Grenell i reagon ashpër Vjosa Osmanit: Po gënjen, bashkë me Kurtin keni qenë ekipë katastrofale

Grenell i reagon ashpër Vjosa Osmanit: Po gënjen, bashkë me Kurtin keni qenë ekipë katastrofale

Policia kanadeze heton raportet për të shtëna në konsullatën amerikane në Toronto

Policia kanadeze heton raportet për të shtëna në konsullatën amerikane në Toronto

Ja kur pritet të bie çmimi i naftës në Kosovë, jep detaje Fadil Berjani

Ja kur pritet të bie çmimi i naftës në Kosovë, jep detaje Fadil Berjani

”Duhet me vet Vjosën”, përgjigjja e Lutfi Hazirit kur pyetet për kthimin e Osmanit në LDK

”Duhet me vet Vjosën”, përgjigjja e Lutfi Hazirit kur pyetet për kthimin e Osmanit në LDK

U përfshi në plagosjen në Skenderaj, SHKK merr vendim për gardianin

U përfshi në plagosjen në Skenderaj, SHKK merr vendim për gardianin

U arrestua për pastrim parash, Papa shkarkon peshkopin e San Diegos

U arrestua për pastrim parash, Papa shkarkon peshkopin e San Diegos

Hegseth thotë se bombardimet e SHBA`së kundër Iranit do të rriten dukshëm

Hegseth thotë se bombardimet e SHBA`së kundër Iranit do të rriten dukshëm