KQPZh: Nga gërmimet në Rahovec gjenden mbetje mortore, por nuk dihet numri i saktë i individëve

/cnt/019cd8c8-d650-7b98-b562-b0288f69cace__m.webp

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) ka njoftuar se janë duke vazhduar aktivitetet në terren në kuadër të rifillimit të gërmimeve vlerësuese në lokacionin “Përzhina” në Rahovec. Në njoftimin publik, ky komision tha se me rastin e rifillimit të punimeve, “të enjten më 4 mars 2026, janë hasur pjesë kockore, të cilat janë zhvarrosur […]

Në njoftimin publik, ky komision tha se me rastin e rifillimit të punimeve, “të enjten më 4 mars 2026, janë hasur pjesë kockore, të cilat janë zhvarrosur dhe dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

Po ashtu, gjatë punimeve të zhvilluara dje, komisioni tha se janë evidentuar gjetje të mbetjeve mortore, të cilat, sipas vlerësimit fillestar, i përkasin së paku një individi.

“Megjithatë, numri i saktë i individëve dhe identiteti i tyre do të konfirmohen pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave përkatëse, përfshirë edhe identifikimin përmes ADN-së”, ka thënë KQPZh.

Gërmimet, tha ky komision, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri në vlerësimin e tërësishëm të lokacionit të shënjuar, përkatësisht zonës me interes.

KQPZh tha se procesi po zhvillohet në koordinim ndërinstitucional ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore, si dhe organeve të drejtësisë, me përkushtim të plotë institucional, me qëllim të ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

TË NGJASHME
Haradinaj: Rashiq nuk u ngatërrua se s’foli për “Hasan e Hysen”

Haradinaj: Rashiq nuk u ngatërrua se s’foli për “Hasan e Hysen”

“Pasojat do të jenë të pashembullta”- Pse po e paralajmëron Trump Iranin?

“Pasojat do të jenë të pashembullta”- Pse po e paralajmëron Trump Iranin?

Mira Murati firmos marrëveshje me një nga kompanitë më të mëdha në botë

Mira Murati firmos marrëveshje me një nga kompanitë më të mëdha në botë

Draft-raporti i Terras: 2025-ta, vit i humbur për Kosovën – keqardhje që s’u zgjodh Presidenti i ri

Draft-raporti i Terras: 2025-ta, vit i humbur për Kosovën – keqardhje që s’u zgjodh Presidenti i ri

Ramadani: Intervista e Osmanit e pasinqertë politikisht, si foli për këtë çështje në një media të Shqipërisë

Ramadani: Intervista e Osmanit e pasinqertë politikisht, si foli për këtë çështje në një media të Shqipërisë

Ramadani: Intervista e Osmanit ishte e pasinqertë politikisht – pakuptim si për një çështje kaq të rëndësishme ajo foli për një media të Shqipërisë

Ramadani: Intervista e Osmanit ishte e pasinqertë politikisht – pakuptim si për një çështje kaq të rëndësishme ajo foli për një media të Shqipërisë

Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues

Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues

Periudha 3-javore e masës së përkohshme të Kushtetueses vlerësohet e gjatë

Periudha 3-javore e masës së përkohshme të Kushtetueses vlerësohet e gjatë

Osmani njofton për takimin me drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO’s

Osmani njofton për takimin me drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO’s

Kërkesa e transportuesve: Të rritet çmimi i udhëtimit

Kërkesa e transportuesve: Të rritet çmimi i udhëtimit

Haziri për Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK-ja do ta diskutonte mbështetjen

Haziri për Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK-ja do ta diskutonte mbështetjen