Nafta deri në 1.55 euro për litër, shteti monitoron tregun e derivateve

/cnt/019cd7f5-f28c-7a7c-a947-3c01baaf8b00__m.webp

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se është duke realizuar mbikëqyrje intensive në tregun e derivateve të naftës, në kuadër të zbatimit të vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimin e masave mbrojtëse. Ky vendim është nënshkruar më 4 mars 2026 nga ministrja […]

Ky vendim është nënshkruar më 4 mars 2026 nga ministrja Mimoza Kusari Lila dhe synon mbrojtjen e konsumatorëve, rritjen e transparencës në treg, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme dhe parandalimin e çrregullimeve në tregun e derivateve.

Sipas njoftimit, Inspektorati së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës po analizojnë të dhënat lidhur me çmimet e importit dhe çmimet që u ofrohen konsumatorëve në tregun vendor.

Bazuar në të dhënat zyrtare nga Dogana e Kosovës, çmimi mesatar i importit për derivatet gjatë ditës së hënë (9 mars 2026) ka qenë:

Naftë (Dizel): 1.44 euro për litër
Benzinë: 1.17 euro për litër

Ndërkaq, nga monitorimi i tregut vendor nga dita e shtunë e deri më tani, çmimet e ekspozuara për konsumatorët në pikat e shitjes me pakicë rezultojnë:

Naftë (Dizel): nga 1.44 deri në 1.55 euro për litër
Benzinë: nga 1.26 deri në 1.31 euro për litër

Sipas vendimit të ministrisë për rregullimin e përkohshëm të çmimeve, është përcaktuar edhe marzha maksimale tregtare e lejuar, e cila është:

2 eurocentë për litër për shitjen me shumicë
12 eurocentë për litër për shitjen me pakicë

Marzha tregtare nënkupton diferencën mes çmimit të shitjes dhe çmimit të furnizimit.

Inspektorati Qendror ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin dhe inspektimet në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore dhe Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës. Në rastet kur identifikohen parregullsi, mosrespektim i marzhës apo praktika që dëmtojnë konkurrencën dhe konsumatorët, do të ndërmerren masa rigoroze sipas legjislacionit në fuqi.

TË NGJASHME
Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues

Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues

Periudha 3-javore e masës së përkohshme të Kushtetueses vlerësohet e gjatë

Periudha 3-javore e masës së përkohshme të Kushtetueses vlerësohet e gjatë

Osmani njofton për takimin me drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO’s

Osmani njofton për takimin me drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO’s

Kërkesa e transportuesve: Të rritet çmimi i udhëtimit

Kërkesa e transportuesve: Të rritet çmimi i udhëtimit

Haziri për Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK-ja do ta diskutonte mbështetjen

Haziri për Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK-ja do ta diskutonte mbështetjen

Deda: “Aleanca politike” nuk nënkupton heshtje përballë shkeljeve të Kushtetutës

Deda: “Aleanca politike” nuk nënkupton heshtje përballë shkeljeve të Kushtetutës

Mashtrim në testin për patentë-shofer, policia arreston dy persona në Mitrovicë të Veriut

Mashtrim në testin për patentë-shofer, policia arreston dy persona në Mitrovicë të Veriut

Zgjedhjet e reja: Presidentja u kërkon partive emrat për anëtarë, deri më 31 mars pritet konstituimi i KQZ-së së re

Zgjedhjet e reja: Presidentja u kërkon partive emrat për anëtarë, deri më 31 mars pritet konstituimi i KQZ-së së re

Rrahje mes disa personave në Pejë – Lëndohen dy, tre në arrati

Rrahje mes disa personave në Pejë – Lëndohen dy, tre në arrati

Dogana kryen kontroll në pesë lokacione në Prishtinë, kap mallra të kontrabanduara në vlerë prej 800 mijë euro

Dogana kryen kontroll në pesë lokacione në Prishtinë, kap mallra të kontrabanduara në vlerë prej 800 mijë euro

Edhe në rivendosje, Themelorja refuzon kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve që u kapën me 1 milion euro në Merdar

Edhe në rivendosje, Themelorja refuzon kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve që u kapën me 1 milion euro në Merdar