Miratohet buxheti i vitit 2026 për Zubin Potokun

/cnt/019d2fb7-04c4-7959-a8d4-a4f74882e9ca__m.webp

Me shtatë vota për, zero kundër dhe asnjë abstenim, u miratua buxheti i komunës së Zubin Potokut për vitin 2026 nga Komisioni për Buxhet, raporton Ekonomia Online. Ministri i Financave, Hekuran Murati, derisa prezantoi buxhetin për këtë komunë, theksoi se buxheti për këtë vit do jetë rreth 3.6 milionë euro. “Kemi përpara nesh buxhetin e […]

Ministri i Financave, Hekuran Murati, derisa prezantoi buxhetin për këtë komunë, theksoi se buxheti për këtë vit do jetë rreth 3.6 milionë euro.

“Kemi përpara nesh buxhetin e komunës së Zubin Potokut, i cili, për fat të keq, nuk ka arritur të miratohet në kohë dhe sipas procedurës, si në rastet e tjera, para se buxheti, pra ligji për ndarje buxhetore, të miratohet në lexim të dytë dhe të hyjë në fuqi. Megjithatë, Ligji për Menaxhimin e Financave Publike e ka paraparë këtë skenar. Pra, nëse buxheti i një komune nuk arrin të miratohet me kohë dhe të përfshihet në ligjin për ndarje buxhetore, atëherë, në momentin e parë që miratohet, dorëzohet në Ministrinë e Financave. Ministria e Financave e përcjell më tutje përmes mbledhjes së Qeverisë, përmes vendimit të Qeverisë, për miratim në Kuvend, ku pastaj Kuvendi ka të drejtën ta miratojë apo jo.

Meqenëse kemi të bëjmë me buxhetin e një komune e cila, megjithatë, e ka miratuar buxhetin brenda kufijve që janë përcaktuar dhe ka respektuar dispozitat e tjera të Ligjit për Buxhet, përveç shkeljes së afatit që ka ndodhur në këtë rast, atëherë edhe rekomandimi i Ministrisë së Financave është që të miratohet nga Kuvendi buxheti i komunës së Zubin Potokut. Kjo bëhet në mënyrë që të mos paraqiten probleme gjatë këtij viti sa i përket planifikimit dhe mirëmenaxhimit të buxhetit.

Në tërësi, buxheti është diku rreth 3.6 milionë euro. Sa i përket përmbajtjes, Ministria e Financave nuk ka të drejtë të ndryshojë diçka, madje as komisioni këtu; thjesht, çdo gjë që është brenda kufijve procedohet për miratim ose jo nga Kuvendi. Marrë parasysh këtë, ju ftoj për miratim nga komisioni dhe pastaj edhe në seancë”, tha Murati.

TË NGJASHME
Trumpi zgjati afatin për goditjen e centraleve energjitike iraniane deri më 7 prill

Trumpi zgjati afatin për goditjen e centraleve energjitike iraniane deri më 7 prill

Haradinaj takohet me Giaufret, flasin për zhvillimet politike

Haradinaj takohet me Giaufret, flasin për zhvillimet politike

Haxhiu: Për zgjedhjen e presidentit duhen diskutime serioze, seanca e 5 marsit ishte e ndërprerë, jo e mbyllur

Haxhiu: Për zgjedhjen e presidentit duhen diskutime serioze, seanca e 5 marsit ishte e ndërprerë, jo e mbyllur

Ishin edhe në Kosovë – çfarë është Divizioni i 82-të Ajror i Ushtrisë Amerikane që Trump po i dërgon në Gjirin Persik

Ishin edhe në Kosovë – çfarë është Divizioni i 82-të Ajror i Ushtrisë Amerikane që Trump po i dërgon në Gjirin Persik

Gjermania: Asociacioni është temë e sa herë flasim me Qeverinë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Gjermania: Asociacioni është temë e sa herë flasim me Qeverinë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Abdixhiku – delegacionit të BE’së: Përgjegjësia për Presidentit bie te shumica parlamentare

Abdixhiku – delegacionit të BE’së: Përgjegjësia për Presidentit bie te shumica parlamentare

Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Prishtinë

Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Prishtinë

Hamza pas takimit me Giaufret: Integrimi evropian dhe anëtarësimi në NATO, synime strategjike të Kosovës

Hamza pas takimit me Giaufret: Integrimi evropian dhe anëtarësimi në NATO, synime strategjike të Kosovës

Pyetjet mbi jetën private, mbyllet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

Pyetjet mbi jetën private, mbyllet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

Irani e mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Irani e mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit