Hamza pas takimit me Giaufret: Integrimi evropian dhe anëtarësimi në NATO, synime strategjike të Kosovës

/cnt/019d2fb7-1ad1-7944-81bc-b92f6038d6bc__m.webp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot ka pritur një delegacion nga Bashkimi Evropian të kryesuar nga Emanuele Giaufret, Zëvendësdrejtorin Menaxhues të EEAS-it për Evropën Perëndimore. Në njoftim thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike në vend, si dhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe […]

Në njoftim thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike në vend, si dhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Hamza mirëpriti vëmendjen e rikthyer të BE-së ndaj Kosovës dhe rajonit, si dhe vendimin për heqjen e masave, duke e vlerësuar këtë si një hap pozitiv për forcimin e partneritetit dhe perspektivës evropiane të vendit.

Ai theksoi se një Kosovë stabile dhe një rajon stabil janë në interes të përbashkët të të gjithë popujve të Ballkanit Perëndimor dhe të vetë Bashkimit Evropian.

Kryetari Hamza rikonfirmoi përkushtimin e PDK-së për bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të BE-së për Kosovën, veçanërisht në përballimin e sfidave ekonomike dhe avancimin e reformave.

Në takim u ritheksua se aspirata strategjike e Kosovës mbetet integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në NATO, si një orientim i qartë drejt zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit të plotë euroatlantik. /

TË NGJASHME
Policia jep detaje për dy personat që u kapën duke vjedhur naftë në Prishtinë – kjo është mosha e tyre

Policia jep detaje për dy personat që u kapën duke vjedhur naftë në Prishtinë – kjo është mosha e tyre

Trumpi zgjati afatin për goditjen e centraleve energjitike iraniane deri më 7 prill

Trumpi zgjati afatin për goditjen e centraleve energjitike iraniane deri më 7 prill

Haradinaj takohet me Giaufret, flasin për zhvillimet politike

Haradinaj takohet me Giaufret, flasin për zhvillimet politike

Haxhiu: Për zgjedhjen e presidentit duhen diskutime serioze, seanca e 5 marsit ishte e ndërprerë, jo e mbyllur

Haxhiu: Për zgjedhjen e presidentit duhen diskutime serioze, seanca e 5 marsit ishte e ndërprerë, jo e mbyllur

Ishin edhe në Kosovë – çfarë është Divizioni i 82-të Ajror i Ushtrisë Amerikane që Trump po i dërgon në Gjirin Persik

Ishin edhe në Kosovë – çfarë është Divizioni i 82-të Ajror i Ushtrisë Amerikane që Trump po i dërgon në Gjirin Persik

Gjermania: Asociacioni është temë e sa herë flasim me Qeverinë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Gjermania: Asociacioni është temë e sa herë flasim me Qeverinë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Abdixhiku – delegacionit të BE’së: Përgjegjësia për Presidentit bie te shumica parlamentare

Abdixhiku – delegacionit të BE’së: Përgjegjësia për Presidentit bie te shumica parlamentare

Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Prishtinë

Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Prishtinë

Pyetjet mbi jetën private, mbyllet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

Pyetjet mbi jetën private, mbyllet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

Irani e mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Irani e mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit