Abdixhiku – delegacionit të BE’së: Përgjegjësia për Presidentit bie te shumica parlamentare

/cnt/019d2fb7-152c-77b5-a961-bd9a74a818ec__m.webp

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim Emanuele Giaufret, Zëvendësdrejtorin Menaxhues për Europën Perëndimore në Shërbimin Europian për Veprim të Jashtëm. Gjatë këtij takimi, LDK njoftoi se Abdixhiku diskutoi për qëndrimin e partisë për zhvillimet politike aktuale në vend, me theks të veçantë mbi situatën e krijuar rreth çështjes […]

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim Emanuele Giaufret, Zëvendësdrejtorin Menaxhues për Europën Perëndimore në Shërbimin Europian për Veprim të Jashtëm.

Gjatë këtij takimi, LDK njoftoi se Abdixhiku diskutoi për qëndrimin e partisë për zhvillimet politike aktuale në vend, me theks të veçantë mbi situatën e krijuar rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe rolin e institucioneve të Kosovës në këtë proces.

Ai nënvizoi se përgjegjësia kryesore për përmbylljen e këtij procesi i takon shumicës parlamentare, duke shprehur bindjen se ky proces “duhet të zgjidhet përmes një marrëveshjeje politike dhe jo me imponim”.

“Në lidhje me mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja, Kryetari Abdixhiku theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës do të hyjë e bashkuar dhe e përgatitur në çdo proces zgjedhor, duke besuar se ka mundësinë për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe zhvillimore për vendin”, thotë LDK.

Po ashtu,  Abdixhiku shprehu mirënjohjen e LDK-së për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Europian ia ka ofruar Kosovës gjatë të gjitha proceseve, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të BE-së në forcimin e stabilitetit, demokracisë dhe orientimit evropian të vendit.

Ai theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e ekonomisë, zhvillimit dhe integrimit europian, duke e konsideruar këtë si një hap thelbësor në rrugëtimin e Kosovës drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe më të mirë për qytetarët tanë.

TË NGJASHME
Policia jep detaje për dy personat që u kapën duke vjedhur naftë në Prishtinë – kjo është mosha e tyre

Policia jep detaje për dy personat që u kapën duke vjedhur naftë në Prishtinë – kjo është mosha e tyre

Trumpi zgjati afatin për goditjen e centraleve energjitike iraniane deri më 7 prill

Trumpi zgjati afatin për goditjen e centraleve energjitike iraniane deri më 7 prill

Haradinaj takohet me Giaufret, flasin për zhvillimet politike

Haradinaj takohet me Giaufret, flasin për zhvillimet politike

Haxhiu: Për zgjedhjen e presidentit duhen diskutime serioze, seanca e 5 marsit ishte e ndërprerë, jo e mbyllur

Haxhiu: Për zgjedhjen e presidentit duhen diskutime serioze, seanca e 5 marsit ishte e ndërprerë, jo e mbyllur

Ishin edhe në Kosovë – çfarë është Divizioni i 82-të Ajror i Ushtrisë Amerikane që Trump po i dërgon në Gjirin Persik

Ishin edhe në Kosovë – çfarë është Divizioni i 82-të Ajror i Ushtrisë Amerikane që Trump po i dërgon në Gjirin Persik

Gjermania: Asociacioni është temë e sa herë flasim me Qeverinë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Gjermania: Asociacioni është temë e sa herë flasim me Qeverinë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Prishtinë

Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Prishtinë

Hamza pas takimit me Giaufret: Integrimi evropian dhe anëtarësimi në NATO, synime strategjike të Kosovës

Hamza pas takimit me Giaufret: Integrimi evropian dhe anëtarësimi në NATO, synime strategjike të Kosovës

Pyetjet mbi jetën private, mbyllet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

Pyetjet mbi jetën private, mbyllet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

Irani e mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Irani e mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit