Interesim i madh për ndeshjen Kosovë-Turqi, FFK del me njoftim!

/cnt/019d2fb7-14e9-7ccd-9388-dd693bbd80b6__m.webp

Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur mirënjohje ndaj të gjithë atyre që besojnë dhe e mbështesin pandërprerë Kombëtaren. Përkrahja e jashtëzakonshme nga qytetarët, si në vend ashtu edhe në diasporë, përfshirë edhe numrin e madh të atyre që udhëtuan drejt Sllovakisë, sipas FFK-së, është dëshmi e lidhjes së fortë dhe të përhershme me fanellën […]

Përkrahja e jashtëzakonshme nga qytetarët, si në vend ashtu edhe në diasporë, përfshirë edhe numrin e madh të atyre që udhëtuan drejt Sllovakisë, sipas FFK-së, është dëshmi e lidhjes së fortë dhe të përhershme me fanellën dardane.

Duke qenë se interesi për ndeshjen finale Kosovë – Turqi tejkalon kapacitetin e stadiumit, bëhet e ditur se FFK, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, do të organizojë aktivitete të veçanta në kryeqytet, ku përmes ekraneve gjigante qytetarët do të kenë mundësinë ta ndjekin këtë përballje historike.

“Qëllimi është krijimi i një atmosfere gjithëpërfshirëse, ku secili tifoz të ndjejë emocionin dhe krenarinë e përkrahjes ndaj Kombëtares së Kosovës. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që siguruan biletat për këtë ndeshje, edhe në një fazë kur ende nuk ishte e konfirmuar nëse do të bëhej fjalë për një finale apo një ndeshje miqësore, një dëshmi kjo e besimit dhe dashurisë së madhe ndaj ekipit dardan”, thuhet në njoftimin zyrtar të Federatës.

“Në të njëjtën kohë, shprehim keqardhje për pamundësinë që t’i përgjigjemi interesimit të jashtëzakonshëm të tifozëve për të qenë të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, duke pasur parasysh kapacitetin e kufizuar të tij.  Andaj, edhe një herë njoftojmë opinionin publik se nuk ka më asnjë biletë në dispozicion. Një pjesë e tyre janë të rezervuara për tifozët mysafirë, sipas obligimeve ndërkombëtare, si dhe për partnerët, ku edhe këtë herë numri ka qenë tejet i kufizuar”.

Federata thekson se është e obliguar t’u përmbahet rregulloreve të UEFA-s dhe FIFA-s, të cilat nuk lejojnë tejkalimin e kapacitetit të regjistruar zyrtarisht të stadiumit, prandaj nuk ekziston asnjë mundësi për tejkalim të numrit të përcaktuar të biletave.

“Me besimin dhe shpresën se kjo ndeshje do të kurorëzohet me sukses, synimi ynë i përbashkët mbetet që festa e futbollit të shtrihet në çdo cep të vendit. Prandaj, ftojmë qytetarët që mbështetjen për djemtë dardanë ta japin nga sheshet, por edhe nga shtëpitë e tyre. Përkrahja e tyre ndjehet kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Të bashkuar për suksesin historik! Forca Kosovë!”.

TË NGJASHME
Lajm i keq për Kosovën, Foda nuk mund të llogarisë në këtë mbrojtës kundër Turqisë

Lajm i keq për Kosovën, Foda nuk mund të llogarisë në këtë mbrojtës kundër Turqisë

The Guardian: Kosova e cila u pranua në UEFA dhe FIFA veç 10 vite më herët pranë kualifikimit historik në Botëror

The Guardian: Kosova e cila u pranua në UEFA dhe FIFA veç 10 vite më herët pranë kualifikimit historik në Botëror

Calzona i zhgënjyer pas humbjes nga Kosova: Katër gola nga pesë goditje vendosën fatin e ndeshjes

Calzona i zhgënjyer pas humbjes nga Kosova: Katër gola nga pesë goditje vendosën fatin e ndeshjes

“E humbëm kontrollin”- Vjen reagimi i parë nga sllovakët pas eleminimit nga Kosova

“E humbëm kontrollin”- Vjen reagimi i parë nga sllovakët pas eleminimit nga Kosova

Reuters: Kosova përmbys Sllovakinë dhe siguron finalen e play-off-it ndaj Turqisë

Reuters: Kosova përmbys Sllovakinë dhe siguron finalen e play-off-it ndaj Turqisë

Faqja zyrtare e Kupës së Botës: Kosova, veç edhe një hap larg Botërorit

Faqja zyrtare e Kupës së Botës: Kosova, veç edhe një hap larg Botërorit

Lojtarët festojnë në zhveshtore duke kënduar këngën: Unë jam shqipe nga Kosova

Lojtarët festojnë në zhveshtore duke kënduar këngën: Unë jam shqipe nga Kosova

Foda: Me këtë atmosferë, shpresoj se do ta fitojmë ndeshjen e radhës në shtëpi

Foda: Me këtë atmosferë, shpresoj se do ta fitojmë ndeshjen e radhës në shtëpi

Gëzimi i lojtarëve pas fitores historike – FFK publikon pamjet e festës me tifozët, s’mungon flamuri “Kuq e Zi” (VIDEO)

Gëzimi i lojtarëve pas fitores historike – FFK publikon pamjet e festës me tifozët, s’mungon flamuri “Kuq e Zi” (VIDEO)

FFK reagon pas fitores ndaj Sllovakisë: Finalja në shtëpi!

FFK reagon pas fitores ndaj Sllovakisë: Finalja në shtëpi!