Djali i Fadil Vokrrit optimisht për finalen ndaj Turqisë: Me këta djem, Kosova arrin gjithçka

/cnt/019d2fb7-04db-7fc3-a434-db86a4d8cd8e__m.webp

Pas fitores spektakolare të Kosovës ndaj Sllovakisë me rezultatin 4:3, ka reaguar Gramoz Vokrri, i cili e cilësoi këtë triumf si një moment shumë të rëndësishëm për rrugëtimin drejt Kampionatit Botëror. Vokrri u shpreh se kjo fitore ka rritur ndjeshëm besimin brenda ekipit dhe te tifozët, duke theksuar karakterin që tregoi përfaqësuesja në një ndeshje […]

Vokrri u shpreh se kjo fitore ka rritur ndjeshëm besimin brenda ekipit dhe te tifozët, duke theksuar karakterin që tregoi përfaqësuesja në një ndeshje tejet emocionuese.

“Sigurisht që kjo fitore për ne është një hap shumë i madh drejt Botërorit. Ndeshja ka qenë shumë emocionuese dhe rezultati na ka bërë krenarë të gjithëve. Ky ekip, në krye me selektorin Franco Foda, ka dëshmuar se di t’i tejkalojë vështirësitë dhe të luajë me karakter. Tani mbetet që të martën të vulosim biletën për në Amerikë, në një ndeshje të vështirë që na pret. Por me këta djem që i ka Kosova, asgjë nuk është e paarritshme”, tha Vokrri për Klankosova.tv.

Gramoz Vokrri, djali i legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri, kujtoi edhe rëndësinë historike të rrugëtimit të Kosovës në futbollin ndërkombëtar. Ai theksoi se arritjet aktuale janë vazhdimësi e një pune të gjatë, që kulmoi në vitin 2016 me anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes në garat ndërkombëtare.

Fitorja ndaj Sllovakisë e ka afruar Kosovën shumë pranë një arritjeje historike, ndërsa tashmë vëmendja është zhvendosur te sfida e radhës.

Kosova do të përballet me Turqinë në finalen e play-off-it, ku do të vendoset përfundimisht se cila përfaqësuese do të sigurojë një vend në Kampionatin Botëror.

Kush ishte Fadil Vokrri?

Fadil Vokrri konsiderohet të jetë njeriu më meritor për hapjen e dyerve drejt anëtarësimit të Kosovës në dy shtëpitë e futbollit, atij europian dhe botëror – UEFA dhe FIFA

I lindur në Podujevë në vitin 1960, Fadil Vokrri njihej edhe si Diego Maradona shqiptar, për shkak të mënyrës si lëvizte dhe forcës me të cilën gjuante. Idhulli i të gjithë shqiptarëve të Kosovës, Vokrri shkëlqeu tek FC Prishtina, duke regjistruar madje disa paraqitje edhe për përfaqësuesen e Jugosllavisë.

Pikën kulmore në fanellën kaltër-e-bardh Vokrri dhe yjet tjerë shqiptarë e arritën kur e mposhtën Yllin e Kuq të Beogradit në shtëpinë e vet, në Marakana. Karrierën Vokrri e pati nisur tek KF Llapi, për të kaluar në Prishtinë në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar – për të cilën skuadër në 172 paraqitje shënoi 55 gola.

Pastaj ai u transferua tek Partizani i Beogradit ku në 55 paraqitje arriti ta tundë plot 15 herë rrjetën kundërshtare. Fadil Vokrri ishte ndër të parët shqiptarë që arriti ta çelte derën për të luajtur në skuadrat e huaja, duke luajtur për Nimes dhe Fenerbahçe.

Ai ishte i preferuari i tifozëve të skuadrës turke, por shkëlqimin që e pati arritur tek Prishtina dhe Partizani nuk mund ta shfaqë asnjëherë në tokën turke. Në shkurt të vitit 2008 ai u zgjodh president i Federatës të Futbollit të Kosovës, me mandat katërvjeçar.

Fadil Vokrri konsiderohet të jetë njeriu më meritor për hapjen e dyerve drejt anëtarësimit të Kosovës në dy shtëpitë e futbollit, atij europian dhe botëror – UEFA dhe FIFA.

TË NGJASHME
Lajm i keq për Kosovën, Foda nuk mund të llogarisë në këtë mbrojtës kundër Turqisë

Lajm i keq për Kosovën, Foda nuk mund të llogarisë në këtë mbrojtës kundër Turqisë

The Guardian: Kosova e cila u pranua në UEFA dhe FIFA veç 10 vite më herët pranë kualifikimit historik në Botëror

The Guardian: Kosova e cila u pranua në UEFA dhe FIFA veç 10 vite më herët pranë kualifikimit historik në Botëror

Calzona i zhgënjyer pas humbjes nga Kosova: Katër gola nga pesë goditje vendosën fatin e ndeshjes

Calzona i zhgënjyer pas humbjes nga Kosova: Katër gola nga pesë goditje vendosën fatin e ndeshjes

“E humbëm kontrollin”- Vjen reagimi i parë nga sllovakët pas eleminimit nga Kosova

“E humbëm kontrollin”- Vjen reagimi i parë nga sllovakët pas eleminimit nga Kosova

Reuters: Kosova përmbys Sllovakinë dhe siguron finalen e play-off-it ndaj Turqisë

Reuters: Kosova përmbys Sllovakinë dhe siguron finalen e play-off-it ndaj Turqisë

Faqja zyrtare e Kupës së Botës: Kosova, veç edhe një hap larg Botërorit

Faqja zyrtare e Kupës së Botës: Kosova, veç edhe një hap larg Botërorit

Lojtarët festojnë në zhveshtore duke kënduar këngën: Unë jam shqipe nga Kosova

Lojtarët festojnë në zhveshtore duke kënduar këngën: Unë jam shqipe nga Kosova

Foda: Me këtë atmosferë, shpresoj se do ta fitojmë ndeshjen e radhës në shtëpi

Foda: Me këtë atmosferë, shpresoj se do ta fitojmë ndeshjen e radhës në shtëpi

Gëzimi i lojtarëve pas fitores historike – FFK publikon pamjet e festës me tifozët, s’mungon flamuri “Kuq e Zi” (VIDEO)

Gëzimi i lojtarëve pas fitores historike – FFK publikon pamjet e festës me tifozët, s’mungon flamuri “Kuq e Zi” (VIDEO)

FFK reagon pas fitores ndaj Sllovakisë: Finalja në shtëpi!

FFK reagon pas fitores ndaj Sllovakisë: Finalja në shtëpi!