“E humbëm kontrollin”- Vjen reagimi i parë nga sllovakët pas eleminimit nga Kosova

/cnt/019d2fb7-3e98-7717-b237-c42e5479633a__m.webp

Kosova ka mposhtur 4-3 kombëtaren e Sllovakisë në ndeshjen gjysmëfinale të play-off-it për Kupën e Botës 2026. Kosova do të përballet me Turqinë në finalen e play-off-it më 31 mars në Prishtinë, pasi kjo e fundit e mposhti Rumaninë me rezultat 1:0. Pas ndeshjes, futbollistët dhe trajneri i Sllovakisë dhanë reagimet e para: Lukas Haraslin, […]

Kosova ka mposhtur 4-3 kombëtaren e Sllovakisë në ndeshjen gjysmëfinale të play-off-it për Kupën e Botës 2026.

Kosova do të përballet me Turqinë në finalen e play-off-it më 31 mars në Prishtinë, pasi kjo e fundit e mposhti Rumaninë me rezultat 1:0.

Pas ndeshjes, futbollistët dhe trajneri i Sllovakisë dhanë reagimet e para:

Lukas Haraslin, pas ndeshjes tha: “Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer. Është e vështirë për mua të gjej fjalë. Hymë mirë në ndeshje, bëmë atë që duhej. E nisëm shumë mirë pjesën e dytë, por më pas pësuam gol për 2:2 dhe pastaj gjithçka shkoi keq”.

Martin Dubravka, portier i Sllovakisë: “Ishte një ndeshje me dy pjesë të ndryshme. E para ishte e mirë nga ana jonë, e dyta ishte e pasuksesshme. E humbëm kontrollin, kundërshtari na ndëshkoi nga çdo rast. Goli për 2:2 e ndryshoi ndeshjen, nuk arritëm të reagonim. Më vjen më së shumti keq për pasigurinë në zonën tonë. Jam shumë i zhgënjyer”.

Stanislav Lobotka, kapiten i Sllovakisë: “Është për të ardhur keq. E dinim si do të luante Kosova, por u dhuruam gola. Krijuam raste, por gabimet e panevojshme na kushtuan ndeshjen. Më vjen shumë keq”.

Francesco Calzona, trajner i Sllovakisë: “Jam shumë i zhgënjyer. Na ngadalësoi goli për 2:2, të cilin e pësuam në fillim të pjesës së dytë. Duhej ta kishim menaxhuar më mirë. Bëmë disa gabime, por nuk kam asgjë për ta fajësuar ekipin. Skuadra dha maksimumin për një rezultat pozitiv. Është për të ardhur keq që Leo Sauer pësoi një dëmtim muskulor në fund të pjesës së parë”.

TË NGJASHME
Lajm i mirë: Ylli i Turqisë pritet të mungojë ndaj Kosovës

Lajm i mirë: Ylli i Turqisë pritet të mungojë ndaj Kosovës

Lajm i keq për Kosovën, Foda nuk mund të llogarisë në këtë mbrojtës kundër Turqisë

Lajm i keq për Kosovën, Foda nuk mund të llogarisë në këtë mbrojtës kundër Turqisë

The Guardian: Kosova e cila u pranua në UEFA dhe FIFA veç 10 vite më herët pranë kualifikimit historik në Botëror

The Guardian: Kosova e cila u pranua në UEFA dhe FIFA veç 10 vite më herët pranë kualifikimit historik në Botëror

Calzona i zhgënjyer pas humbjes nga Kosova: Katër gola nga pesë goditje vendosën fatin e ndeshjes

Calzona i zhgënjyer pas humbjes nga Kosova: Katër gola nga pesë goditje vendosën fatin e ndeshjes

Reuters: Kosova përmbys Sllovakinë dhe siguron finalen e play-off-it ndaj Turqisë

Reuters: Kosova përmbys Sllovakinë dhe siguron finalen e play-off-it ndaj Turqisë

Faqja zyrtare e Kupës së Botës: Kosova, veç edhe një hap larg Botërorit

Faqja zyrtare e Kupës së Botës: Kosova, veç edhe një hap larg Botërorit

Lojtarët festojnë në zhveshtore duke kënduar këngën: Unë jam shqipe nga Kosova

Lojtarët festojnë në zhveshtore duke kënduar këngën: Unë jam shqipe nga Kosova

Foda: Me këtë atmosferë, shpresoj se do ta fitojmë ndeshjen e radhës në shtëpi

Foda: Me këtë atmosferë, shpresoj se do ta fitojmë ndeshjen e radhës në shtëpi

Gëzimi i lojtarëve pas fitores historike – FFK publikon pamjet e festës me tifozët, s’mungon flamuri “Kuq e Zi” (VIDEO)

Gëzimi i lojtarëve pas fitores historike – FFK publikon pamjet e festës me tifozët, s’mungon flamuri “Kuq e Zi” (VIDEO)

FFK reagon pas fitores ndaj Sllovakisë: Finalja në shtëpi!

FFK reagon pas fitores ndaj Sllovakisë: Finalja në shtëpi!