Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku u vra një person

/cnt/019d0c92-dd0a-742e-b483-2c436b5dd49d__m.webp

Një ngjarje e rëndë tronditi Gjakovën në orët e para të së hënës. Të shtëna me armë u dëgjuan në lokalin “My Place”, ku një person pësoi fatalisht. Rasim Binakaj u qëllua për vdekje nga miku i tij i moçëm Nexhdet Zymberaj, me të cilin raportohet se kanë prishur miqësinë për shkak të disa çështjeve […]

Të shtëna me armë u dëgjuan në lokalin “My Place”, ku një person pësoi fatalisht.

Rasim Binakaj u qëllua për vdekje nga miku i tij i moçëm Nexhdet Zymberaj, me të cilin raportohet se kanë prishur miqësinë për shkak të disa çështjeve financiare.

Këtij të fundit, Gjykata e Gjakovës i ka caktuar masën prej një muaji paraburgim, teksa lokali ku ndodhi incidenti vazhdon të jetë i mbyllur.

 

 

Asgjë përreth tij nuk ka jetë tashmë, me shiritat e policisë që ende janë përreth vendit ku ndodhi ngjarja tragjike.

Nga ana tjetër, Prokuroria ka shpjeguar në detaje se si ka ndodhur rasti.

Sipas Prokurorisë të hënën në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, në një lokal, i pandehuri me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin R. B., duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit E. M., dhe personave të tjerë që kanë qenë prezent në vendin e ngjarjes.

“Në atë mënyrë që ditën kritike derisa i pandehuri ka qenë me të dëmtuarin E. M., dhe persona të tjerë, në vendin e ngjarjes respektivisht në lokalin e lartcekur shkon tani i ndjeri dhe pas një mosmarrëveshje i pandehuri me armën e tij pistoletë e llojit TT, ka shtënë disa herë në drejtim tani të ndjerit R. B., e që si pasojë e të shtënave në pjesë të ndryshme të trupit të tij, i njëjti ndërron jetë në afërsi të vendit të ngjarjes. Gjithashtu si pasojë e të shtënave me armë i pandehuri rrezikon jetën e personave të tjerë, ku i dëmtuari E. M., pëson lëndime trupore dhe dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë për trajtim mjekësor, ndërsa i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

TË NGJASHME
Paralajmëron KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën rrezikojnë ndërprerjen e furnizimit me ujë

Paralajmëron KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën rrezikojnë ndërprerjen e furnizimit me ujë

Vritet 30-vjeçari shqiptar nga bashkëkombësi i tij në Itali

Vritet 30-vjeçari shqiptar nga bashkëkombësi i tij në Itali

Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gjeneron të hyrat, të ulet akciza përkohësisht për naftën

Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gjeneron të hyrat, të ulet akciza përkohësisht për naftën

Kriza me naftën, OEK thirrje Qeverisë për përgatitjen urgjente të një pakete mbështetëse

Kriza me naftën, OEK thirrje Qeverisë për përgatitjen urgjente të një pakete mbështetëse

Irani ‘hap derën’ për Japoninë në Ngushticën e Hormuzit

Irani ‘hap derën’ për Japoninë në Ngushticën e Hormuzit

Dy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot

Dy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot

Kapet shqiptari në Peru, konsiderohet koka e rrjetit të kokainës drejt Evropës

Kapet shqiptari në Peru, konsiderohet koka e rrjetit të kokainës drejt Evropës

8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

Policia ndalon shtetasen e Serbisë në Jarinje për dokumente të falsifikuara

Policia ndalon shtetasen e Serbisë në Jarinje për dokumente të falsifikuara

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombëtarë është që implementimi të bëhet në mënyrë të kujdesshme

Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombëtarë është që implementimi të bëhet në mënyrë të kujdesshme