Vritet 30-vjeçari shqiptar nga bashkëkombësi i tij në Itali

/cnt/019d1036-9055-73b0-a16b-7bffaee699fb__m.webp

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së premtes qytetin e Arezzos në Itali, ku një 30-vjeçar me origjinë shqiptare është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Sipas raportimeve të Euronews.al, krimi ndodhi rreth orës 23:45, përpara një restoranti në qytet. Viktima është identifikuar si Gjergj Pergegaj, i cili u qëllua katër plumba. Njëri […]

Sipas raportimeve të Euronews.al, krimi ndodhi rreth orës 23:45, përpara një restoranti në qytet. Viktima është identifikuar si Gjergj Pergegaj, i cili u qëllua katër plumba. Njëri prej tyre e kapi në qafë, duke rezultuar fatal, ndërsa një tjetër plumb goditi kornizën e derës së lokalit.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e rendit u mobilizuan dhe nisën një operacion për kapjen e autorit. Rreth orës 02:00 të mëngjesit, autoritetet arritën të arrestojnë të dyshuarin, një 35-vjeçar shqiptar.

Trupi i pajetë i viktimës u transportua në morgun e spitalit “San Donato” në Arezzo, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për një krim pasioni.

Sipas raportimeve, Pergegaj, pasi kishte përfunduar turnin e punës, ishte ndalur për të biseduar me ish-të dashurën e tij, me origjinë rumune. Në atë moment, në vendngjarje ka mbërritur partneri aktual i saj, i cili, pasi i pa së bashku, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka hapur zjarr.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike vijojnë.

TË NGJASHME
Paralajmëron KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën rrezikojnë ndërprerjen e furnizimit me ujë

Paralajmëron KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën rrezikojnë ndërprerjen e furnizimit me ujë

Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gjeneron të hyrat, të ulet akciza përkohësisht për naftën

Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gjeneron të hyrat, të ulet akciza përkohësisht për naftën

Kriza me naftën, OEK thirrje Qeverisë për përgatitjen urgjente të një pakete mbështetëse

Kriza me naftën, OEK thirrje Qeverisë për përgatitjen urgjente të një pakete mbështetëse

Irani ‘hap derën’ për Japoninë në Ngushticën e Hormuzit

Irani ‘hap derën’ për Japoninë në Ngushticën e Hormuzit

Dy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot

Dy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot

Kapet shqiptari në Peru, konsiderohet koka e rrjetit të kokainës drejt Evropës

Kapet shqiptari në Peru, konsiderohet koka e rrjetit të kokainës drejt Evropës

8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

Policia ndalon shtetasen e Serbisë në Jarinje për dokumente të falsifikuara

Policia ndalon shtetasen e Serbisë në Jarinje për dokumente të falsifikuara

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombëtarë është që implementimi të bëhet në mënyrë të kujdesshme

Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombëtarë është që implementimi të bëhet në mënyrë të kujdesshme