8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

/cnt/019d1036-9957-7d14-8a0c-1de8aa2b3316__m.webp

Sot mbushen 8 vjet që kur Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin me Malin e Zi. Pasditen e 21 marsit 2018, me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi demarkacionin pas katër herë ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz lotsjellës nga Vetëvendosja. Për shkak të hedhjes së gazit atë ditë, shumica e […]

Pasditen e 21 marsit 2018, me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi demarkacionin pas katër herë ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz lotsjellës nga Vetëvendosja. Për shkak të hedhjes së gazit atë ditë, shumica e deputetëve të VV-së u përjashtuan nga seanca.

Procesi i miratimit të demarkacionit zgjati tri vjet dhe i ka paraprirë një debat i madh, protesta dhe reagime të shumta nga qytetarë, politikanë dhe ndërkombëtarë.

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan marrëveshjen e demarkacionit në Vjenë të Austrisë në vitin 2015. Mirëpo deri te ratifikimi në Kuvend, Kosova kaloi nëpër trazira të ndryshme.

Në atë kohë, opozita kundërshtoi demarkacionin përmes protestave dhe gazit lotsjellës në Kuvend.

Kjo marrëveshje u shndërrua në një ndër kushtet kryesore të shtetit të Kosovës për liberalizimin e vizave dhe nuk u votua nga deputetët deri në momentin kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij malazez, Filip Vujanoviq nxorën një deklaratë të përbashkët e cila parasheh rishikimin dhe përmirësimin e gabimeve eventuale.

TË NGJASHME
Paralajmëron KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën rrezikojnë ndërprerjen e furnizimit me ujë

Paralajmëron KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën rrezikojnë ndërprerjen e furnizimit me ujë

Vritet 30-vjeçari shqiptar nga bashkëkombësi i tij në Itali

Vritet 30-vjeçari shqiptar nga bashkëkombësi i tij në Itali

Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gjeneron të hyrat, të ulet akciza përkohësisht për naftën

Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gjeneron të hyrat, të ulet akciza përkohësisht për naftën

Kriza me naftën, OEK thirrje Qeverisë për përgatitjen urgjente të një pakete mbështetëse

Kriza me naftën, OEK thirrje Qeverisë për përgatitjen urgjente të një pakete mbështetëse

Irani ‘hap derën’ për Japoninë në Ngushticën e Hormuzit

Irani ‘hap derën’ për Japoninë në Ngushticën e Hormuzit

Dy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot

Dy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot

Kapet shqiptari në Peru, konsiderohet koka e rrjetit të kokainës drejt Evropës

Kapet shqiptari në Peru, konsiderohet koka e rrjetit të kokainës drejt Evropës

Policia ndalon shtetasen e Serbisë në Jarinje për dokumente të falsifikuara

Policia ndalon shtetasen e Serbisë në Jarinje për dokumente të falsifikuara

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombëtarë është që implementimi të bëhet në mënyrë të kujdesshme

Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombëtarë është që implementimi të bëhet në mënyrë të kujdesshme