Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50

/cnt/019d3f9a-cead-75e3-a046-1009e312d2cc__m.webp

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda ka dhënë lëvdata për Kombëtaren e Turqisë, por beson se “Dardanët” do të bëjnë çmos për të motivuar. Ai në konferencë për media deklaroi se shanset janë 50-50, meqenëse Kosova me plot meritë ka arritur në finale. “Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individual […]

Ai në konferencë për media deklaroi se shanset janë 50-50, meqenëse Kosova me plot meritë ka arritur në finale.

“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individual si Yildiz, Guler e Calhanoglu, janë kualitativ dhe ne jemi të mirë. Jemi në finale me plot meritë, gjasat janë 50-50. Ne do të japim gjithçka për të fituar”.

“Padyshim që vërehet se është ngjarje shumë e rëndësishme. Kurrë s’ka pasur kaq shumë gazetarë. Po luajmë për kualifikimin në Kampionatin Botëror. Është mirë që jemi të motivuar, por ta mbajmë “kokën në vend”.

Foda shtoi se i njeh të gjitha dobësitë dhe forcat e Turqisë dhe që Kosova është e përgatitur për të gjitha mundësitë, përfshirë kohën shtesë dhe penalltitë.

“Natyrisht nuk do ta zbuloj taktikën që do ta zbatoj në lojë. E rëndësishme është që i njohim forcat dhe dobësitë e Turqisë. Nesër të përformojmë me idetë dhe parimet tona. Turqia është e fortë si në lojë ashtu edhe në kombinime. Loja e tyre bazohet në pasime të shkurtra, por me rëndësi është që kur ta kemi topin të kthehemi në kundërsulm”.

“90 apo 120 minuta? Nuk jam parashikues i të ardhmes, ndoshta edhe do të ketë penallti. Me rëndësi është që jemi të përgatitur për të gjitha mundësitë”.

Kujtojmë, përballja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”./Periskopi/

TË NGJASHME
“Jemi gati për ndeshjen në Kosovë”, turqit i kryejnë përgatitjet për ndeshjen e madhe

“Jemi gati për ndeshjen në Kosovë”, turqit i kryejnë përgatitjet për ndeshjen e madhe

FIFA: Kjo është beteja kryesore e ndeshjes Kosovë – Turqi

FIFA: Kjo është beteja kryesore e ndeshjes Kosovë – Turqi

Vetëm 700 bileta për tifozët turq në ndeshjen kundër Kosovës

Vetëm 700 bileta për tifozët turq në ndeshjen kundër Kosovës

Hadergjonaj: Edhe një stadium me 100 mijë ulëse do të ishte i vogël për këtë ndeshje

Hadergjonaj: Edhe një stadium me 100 mijë ulëse do të ishte i vogël për këtë ndeshje

Montella bën vetëm një ndryshim, mësohet formacioni më i mundshëm i Turqisë ndaj Kosovës

Montella bën vetëm një ndryshim, mësohet formacioni më i mundshëm i Turqisë ndaj Kosovës

Kosova mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Turqinë

Kosova mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Turqinë

Kosovë – Turqi | Ja ku qëndrojnë në renditjen e FIFA`s dy kombëtaret

Kosovë – Turqi | Ja ku qëndrojnë në renditjen e FIFA`s dy kombëtaret

Zhegrova nga minuta e parë? – Çka tha Foda

Zhegrova nga minuta e parë? – Çka tha Foda

Gjasat e Kosovës dhe të Turqisë për fitore përmes përqindjes

Gjasat e Kosovës dhe të Turqisë për fitore përmes përqindjes

Milot Rashica: Jemi një hap larg historisë, do të jap gjithçka për vendin tim

Milot Rashica: Jemi një hap larg historisë, do të jap gjithçka për vendin tim