FIFA: Kjo është beteja kryesore e ndeshjes Kosovë – Turqi

/cnt/019d3f9a-9b4a-7c4b-86e8-6ce945c77170__m.webp

Faqja zyrtare e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit ka paraqitur betejat kryesore individuale të finaleve të plejofit evropian për Kupën e Botës 2026. FIFA si duel kryesor të ndeshjes Kosovë – Turqi e ka përzgjedhur atë mes Fisnik Asllanit dhe Arda Gulerit. “Asllani ishte në zemër të paraqitjes së shkëlqyer të Kosovës në pjesën e dytë […]

FIFA si duel kryesor të ndeshjes Kosovë – Turqi e ka përzgjedhur atë mes Fisnik Asllanit dhe Arda Gulerit.

“Asllani ishte në zemër të paraqitjes së shkëlqyer të Kosovës në pjesën e dytë të gjysmëfinales kundër Sllovakisë. Me ekipin e tij duke humbur 2:1 pas pjesës së parë, sulmuesi i Hoffenheimit barazoi rezultatin me një gjuajtje të jashtëzakonshme me kokë. Dhe ai moment ndryshoi rrjedhën e lojës”, ka shkruar FIFA të hënën.

“Kosova fitoi 4:3 dhe është vetëm një ndeshje larg një paraqitjeje historike në Kupën e Botës. Në rrugën e saj qëndron ekipi turk, që gjithashtu krenohet me talent individual mbresëlënës”, vazhdon shkrimi i FIFA-s.

Turqia në gjysmëfinale e eliminoi Rumaninë, ndaj të cilës fitoi 1:0. Ylli i Real Madridit, Arda Guler e bëri asistimin.

“Ylli i Real Madridit, Guler, shfaqi cilësinë e tij teknike me një pasim që kaloi përmes mbrojtjes rumune. Ishte asistim për Ferdi Kadioglu në fitoren ndaj Rumanisë. Finalja e plejofit do të jetë padyshim ndeshja më e madhe në karrierën në lulëzim të 21-vjeçarit. A do të ofrojë ai një tjetër moment vendimtar?”, ka pyetur FIFA.

Ndeshja mes Kosovës e Turqisë zhvillohet nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Për ndeshjen Bosnjë-Hercegovina – Italia, FIFA ka përzgjedhur duelin Edin Xheko – Sandro Tonali.

Viktor Gyokeres – Robert Lewandowski është beteja kryesore individuale në ndeshjen Suedi – Poloni.

Ladislav Krejci – Mikkel Damsgaard është dueli vendimtar në takimin Çeki – Danimarkë. Edhe këto tri finale të plejofit janë të martën prej orës 20:45.

Fisnik Asllani së shpejti mund të jetë rival i Gulerit edhe në nivel klubesh. Pas shkëlqimit te Kosova dhe Hoffenheimi, sulmuesi “dardan” është në radarin e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Barcelona ka kontaktuar tashmë përfaqësuesit e lojtarit. Një lëvizje e tij te një skuadër e madhe evropiane pritet në verë. Me një tjetër gol në finalen ndaj Turqisë, Asllani do ta rriste vlerën edhe më shumë, raporton Koha, tranmseton Periskopi

TË NGJASHME
“Jemi gati për ndeshjen në Kosovë”, turqit i kryejnë përgatitjet për ndeshjen e madhe

“Jemi gati për ndeshjen në Kosovë”, turqit i kryejnë përgatitjet për ndeshjen e madhe

Vetëm 700 bileta për tifozët turq në ndeshjen kundër Kosovës

Vetëm 700 bileta për tifozët turq në ndeshjen kundër Kosovës

Hadergjonaj: Edhe një stadium me 100 mijë ulëse do të ishte i vogël për këtë ndeshje

Hadergjonaj: Edhe një stadium me 100 mijë ulëse do të ishte i vogël për këtë ndeshje

Montella bën vetëm një ndryshim, mësohet formacioni më i mundshëm i Turqisë ndaj Kosovës

Montella bën vetëm një ndryshim, mësohet formacioni më i mundshëm i Turqisë ndaj Kosovës

Kosova mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Turqinë

Kosova mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Turqinë

Kosovë – Turqi | Ja ku qëndrojnë në renditjen e FIFA`s dy kombëtaret

Kosovë – Turqi | Ja ku qëndrojnë në renditjen e FIFA`s dy kombëtaret

Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50

Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50

Zhegrova nga minuta e parë? – Çka tha Foda

Zhegrova nga minuta e parë? – Çka tha Foda

Gjasat e Kosovës dhe të Turqisë për fitore përmes përqindjes

Gjasat e Kosovës dhe të Turqisë për fitore përmes përqindjes

Milot Rashica: Jemi një hap larg historisë, do të jap gjithçka për vendin tim

Milot Rashica: Jemi një hap larg historisë, do të jap gjithçka për vendin tim