Alarmon AGK se padia e motres së presidentes Osmani cilësohet si përpjekje për presion ndaj mediave

/cnt/019d5935-25b6-7c24-93bd-91f68143a66b__m.webp

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim serioz lidhur me padinë e ushtruar nga Blinera Osmani ndaj disa mediave online dhe gazetarëve, për raportimet mbi mënyrën e pajisjes së saj me licencë të avokatisë. Sipas AGK-së, pas analizimit të rastit, “kjo padi përmban elemente të qarta të një Padie Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP)”, […]

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim serioz lidhur me padinë e ushtruar nga Blinera Osmani ndaj disa mediave online dhe gazetarëve, për raportimet mbi mënyrën e pajisjes së saj me licencë të avokatisë.

Sipas AGK-së, pas analizimit të rastit, “kjo padi përmban elemente të qarta të një Padie Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP)”, duke e cilësuar atë si përpjekje për të ndikuar në punën e mediave.


Padia lidhet me një hulumtim të publikuar nga Nacionale dhe gazetari Oqean Dermaku, ku pretendohet se Osmani është pajisur me licencë pa një dokument të kërkuar ligjërisht. Ky raportim është shpërndarë edhe nga media të tjera dhe gazetarë, transmeton lajmi.net.

AGK thekson se “kjo padi paraqet një përpjekje të qartë për të penalizuar, frikësuar dhe dekurajuar mediat dhe gazetarët” për raportimet mbi çështje me interes publik, duke shtuar se ajo “prodhon efekt intimidues ndaj gazetarisë hulumtuese”.

Organizata ka bërë të ditur se do ta monitorojë rastin në gjykatë dhe ka shprehur besim në institucionet e drejtësisë, duke përmendur edhe rëndësinë e trajtimit prioritar të rasteve që lidhen me gazetarët dhe lirinë e medias.

TË NGJASHME
Haxhiu: Do ta ushtrojë detyrën me përgjegjësi, deputetët t’i lënë inatet e ta zgjedhin presdientin e ri

Haxhiu: Do ta ushtrojë detyrën me përgjegjësi, deputetët t’i lënë inatet e ta zgjedhin presdientin e ri

Osmani – Haxhiut: Të pret punë jo e lehtë, më vjen mirë që po e lë pas një grua

Osmani – Haxhiut: Të pret punë jo e lehtë, më vjen mirë që po e lë pas një grua

Nga Vjosa te Albulena: Nis ceremonia e dorëzim-mandatit të Presidentes

Nga Vjosa te Albulena: Nis ceremonia e dorëzim-mandatit të Presidentes

Minutat e fundit të Osmanit si presidente, bëhen përgatitjet për dorëzimin e postit te kryeparlamentarja Haxhiu

Minutat e fundit të Osmanit si presidente, bëhen përgatitjet për dorëzimin e postit te kryeparlamentarja Haxhiu

Ish-diplomati shqiptar: Besoj që vendimi i Hagës do të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK’së

Ish-diplomati shqiptar: Besoj që vendimi i Hagës do të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK’së

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit

Vendim i ri për derivatët nga Kusari-Lila: Çmimi maksimal i naftës 1.91 euro për litër

Vendim i ri për derivatët nga Kusari-Lila: Çmimi maksimal i naftës 1.91 euro për litër

Kërcënoi familjen Haradinaj, dërgohet në Psikiatri Korab Bajgora që e konsideron vetën si ‘‘profeti i fundit’’

Kërcënoi familjen Haradinaj, dërgohet në Psikiatri Korab Bajgora që e konsideron vetën si ‘‘profeti i fundit’’

Të hënën në ora 11:00 zhvillohet takimi Kurti-Abdixhiku

Të hënën në ora 11:00 zhvillohet takimi Kurti-Abdixhiku

Korab Bajgora që e kërcënoi Ramush Haradinajn e konsideron veten si “profeti i fundit i njerëzimit”

Korab Bajgora që e kërcënoi Ramush Haradinajn e konsideron veten si “profeti i fundit i njerëzimit”