Vendim i ri për derivatët nga Kusari-Lila: Çmimi maksimal i naftës 1.91 euro për litër

/cnt/019cb44f-4227-79bd-962a-c9551d5d0be6__m.webp

Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se është marrë vendimi për vazhdimin e masës mbrojtëse për produktet e naftës që përdoren në transport, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së drejtë në treg. Sipas saj, vendimi është nënshkruar më 3 prill 2026, është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi më 4 […]

Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se është marrë vendimi për vazhdimin e masës mbrojtëse për produktet e naftës që përdoren në transport, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së drejtë në treg.

Sipas saj, vendimi është nënshkruar më 3 prill 2026, është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi më 4 prill.

Bazuar në të dhënat aktuale, çmimi maksimal i naftës në treg nuk duhet të kalojë 1.91 euro për litër, ndërsa benzina 1.44 euro për litër. Ndërkohë, marzha maksimale e lejuar për shitje mbetet deri në 2 cent për litër në shumicë dhe deri në 12 cent për litër në pakicë.

Ministrja theksoi se do të ketë mbikëqyrje të shtuar nga institucionet përkatëse, përfshirë Inspektoratin e Tregut, Doganën dhe Administratën Tatimore, në bashkëpunim me Autoritetin e Konkurrencës.

Ajo u bëri thirrje operatorëve ekonomikë që ta zbatojnë vendimin, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për çdo shkelje, përfshirë edhe ndëshkime retroaktive.

Njoftimi i plotë; 

NJOFTIM:
Ju njoftoj se dje kam nënshkruar vendimin për vazhdimin e caktimit të masës mbrojtëse për produktet e naftës të përdorshme në transport, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të konkurrencës së drejtë dhe të ndershme në tregun vendor.
Vendimi është marrë më 03.04.2026, është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyn në fuqi, sot më 04 Prill 2026.
Sipas vendimit në fuqi dhe sipas të dhënave aktuale:
• Nafta ka hyrë në doganë me çmim prej 1.77 euro për litër, ndërsa me akcizë dhe TVSH mund të shitet jo më shumë se 1.91 euro për litër.
• Benzina ka hyrë në doganë me 1.30 euro për litër, ndërsa në tregun vendor mund të shitet jo më shumë se 1.44 euro për litër.
Me këtë vendim marzha e përcaktuar tregtare maksimale të lejuar mbetet si në vijim:
• Shitja me shumicë: deri në 2 eurocent për litër
• Shitja me pakicë: deri në 12 eurocent për litër
Ky vendim parashikon mbikëqyrje të shtuar nga Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe koordinim të ngushtë me Autoritetin e Konkurrencës.
U bëj thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që ta respektojnë këtë vendim. Çdo shkelje do të trajtohet me masa ndëshkuese, duke përfshirë edhe ndëshkime retroaktive nga Inspektorati i Tregut dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
TË NGJASHME
Haxhiu: Do ta ushtrojë detyrën me përgjegjësi, deputetët t’i lënë inatet e ta zgjedhin presdientin e ri

Haxhiu: Do ta ushtrojë detyrën me përgjegjësi, deputetët t’i lënë inatet e ta zgjedhin presdientin e ri

Osmani – Haxhiut: Të pret punë jo e lehtë, më vjen mirë që po e lë pas një grua

Osmani – Haxhiut: Të pret punë jo e lehtë, më vjen mirë që po e lë pas një grua

Nga Vjosa te Albulena: Nis ceremonia e dorëzim-mandatit të Presidentes

Nga Vjosa te Albulena: Nis ceremonia e dorëzim-mandatit të Presidentes

Minutat e fundit të Osmanit si presidente, bëhen përgatitjet për dorëzimin e postit te kryeparlamentarja Haxhiu

Minutat e fundit të Osmanit si presidente, bëhen përgatitjet për dorëzimin e postit te kryeparlamentarja Haxhiu

Ish-diplomati shqiptar: Besoj që vendimi i Hagës do të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK’së

Ish-diplomati shqiptar: Besoj që vendimi i Hagës do të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK’së

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit

Alarmon AGK se padia e motres së presidentes Osmani cilësohet si përpjekje për presion ndaj mediave

Alarmon AGK se padia e motres së presidentes Osmani cilësohet si përpjekje për presion ndaj mediave

Kërcënoi familjen Haradinaj, dërgohet në Psikiatri Korab Bajgora që e konsideron vetën si ‘‘profeti i fundit’’

Kërcënoi familjen Haradinaj, dërgohet në Psikiatri Korab Bajgora që e konsideron vetën si ‘‘profeti i fundit’’

Të hënën në ora 11:00 zhvillohet takimi Kurti-Abdixhiku

Të hënën në ora 11:00 zhvillohet takimi Kurti-Abdixhiku

Korab Bajgora që e kërcënoi Ramush Haradinajn e konsideron veten si “profeti i fundit i njerëzimit”

Korab Bajgora që e kërcënoi Ramush Haradinajn e konsideron veten si “profeti i fundit i njerëzimit”