Organizatorët e festivalit “Sunny Hill” kanë publikuar datat për këtë vit. Festivali do të mbahet më datën 31 korrik, 1 dhe 2 gusht. “Zyrtarizohet. Festivali Sunny Hill më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht. Shihemi në ‘kodër”, thuhet në postimin e llogarisë zyrtare të festivalit në rrjetin social Instagram. View this post on Instagram […]
Festivali do të mbahet më datën 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.
“Zyrtarizohet. Festivali Sunny Hill më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht. Shihemi në ‘kodër”, thuhet në postimin e llogarisë zyrtare të festivalit në rrjetin social Instagram.
Këtë postim, në Instastory, e ka shpërndarë edhe ylli Dua Lipa.
“Sunny Hill” ka sjell në Kosovë emra të njohur të skenës botërore, duke mbledhur për tri ditë vizitorë nga e gjithë bota.
Kosova gjatë ditëve kur mbahet festivali, kthehet në fokusin e mediave botërore, të cilat shkruajnë për atmosferën, emrat e njohur që përformojnë dhe energjinë e mirë të festivalit.
Vitin e kaluar “Sunny Hill” ishte temë në mediat e mëdha siBBC, The Guardian, Daily Mail, të cilat përveç festivalit, raportuan edhe se si Dua Lipa mori nënshtetësinë e Kosovës.