SHBA përgatitet për mision historik në muajin mars – do të dërgojë 4 persona në Hënë

/cnt/019c9627-4bb5-7c9a-a684-d5924669235f__m.webp

NASA po synon fillimin e marsit për të nisur misionin Artemis II, i cili do të dërgojë për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh astronautë rreth Hënës. Data më e hershme e lëshimit është caktuar 6 mars (7 mars sipas orës në Mbretërinë e Bashkuar), pas një prove të suksesshme teknike në […]

Misioni 10-ditor do të çojë katër astronautë – tre amerikanë dhe një kanadez – në një udhëtim rreth anës së largët të Hënës dhe kthim në Tokë. Ata do të nisen me raketën gjigante Space Launch System (SLS), e cila ka fluturuar vetëm një herë më parë, në vitin 2022, por pa ekuipazh në bord.

Astronautët do të udhëtojnë me kapsulën Orion, e vendosur në majë të raketës, ku do të jetojnë dhe punojnë gjatë misionit. Fillimisht do të qëndrojnë në orbitë rreth Tokës për testime, më pas do të drejtohen drejt Hënës – një udhëtim që zgjat rreth katër ditë. Ata do të kalojnë në një distancë prej 6,500 deri në 9,500 kilometrash mbi sipërfaqen hënore, duke studiuar dhe fotografuar anën që nuk shihet nga Toka. Në fund, kapsula do të ulet në Oqeanin Paqësor.

Nëse misioni rezulton i suksesshëm, ai do t’i hapë rrugën Artemis III, që synon rikthimin e astronautëve në sipërfaqen e Hënës deri në vitin 2028 – një afat që konsiderohet ambicioz. Hera e fundit që njerëzit shkelën në Hënë ishte në vitin 1972 me misionin Apollo 17.

Për misionin e ardhshëm, kompania SpaceX e drejtuar nga Elon Musk ka kontratën për ndërtimin e modulit të uljes, ndërsa edhe Blue Origin, në pronësi të Jeff Bezos, është përfshirë në garën për një plan alternativ.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara përballen me presion në rritje, pasi Kina synon të realizojë një ulje në Hënë deri në vitin 2030. Të dyja vendet planifikojnë të fokusohen në polin jugor hënor, ku parashikohet ndërtimi i bazave të ardhshme hapësinore.

TË NGJASHME
Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues

Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues

Periudha 3-javore e masës së përkohshme të Kushtetueses vlerësohet e gjatë

Periudha 3-javore e masës së përkohshme të Kushtetueses vlerësohet e gjatë

Osmani njofton për takimin me drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO’s

Osmani njofton për takimin me drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO’s

Kërkesa e transportuesve: Të rritet çmimi i udhëtimit

Kërkesa e transportuesve: Të rritet çmimi i udhëtimit

Haziri për Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK-ja do ta diskutonte mbështetjen

Haziri për Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK-ja do ta diskutonte mbështetjen

Deda: “Aleanca politike” nuk nënkupton heshtje përballë shkeljeve të Kushtetutës

Deda: “Aleanca politike” nuk nënkupton heshtje përballë shkeljeve të Kushtetutës

Mashtrim në testin për patentë-shofer, policia arreston dy persona në Mitrovicë të Veriut

Mashtrim në testin për patentë-shofer, policia arreston dy persona në Mitrovicë të Veriut

Zgjedhjet e reja: Presidentja u kërkon partive emrat për anëtarë, deri më 31 mars pritet konstituimi i KQZ-së së re

Zgjedhjet e reja: Presidentja u kërkon partive emrat për anëtarë, deri më 31 mars pritet konstituimi i KQZ-së së re

Rrahje mes disa personave në Pejë – Lëndohen dy, tre në arrati

Rrahje mes disa personave në Pejë – Lëndohen dy, tre në arrati

Dogana kryen kontroll në pesë lokacione në Prishtinë, kap mallra të kontrabanduara në vlerë prej 800 mijë euro

Dogana kryen kontroll në pesë lokacione në Prishtinë, kap mallra të kontrabanduara në vlerë prej 800 mijë euro

Edhe në rivendosje, Themelorja refuzon kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve që u kapën me 1 milion euro në Merdar

Edhe në rivendosje, Themelorja refuzon kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve që u kapën me 1 milion euro në Merdar