Shenjat që tregojnë se po konsumoni shumë fruta

/cnt/019debc4-ab00-764d-a82a-60d29038afb9__m.webp

Edhe pse frutat konsiderohen një pjesë thelbësore e një diete të shëndetshme, ekspertët paralajmërojnë se edhe ato duhet të konsumohen me masë. Sipas dietologes Arti Dhokia, konsumimi i tepërt i frutave mund të sjellë disa pasoja të papritura për shëndetin. Ajo thekson se shumica e njerëzve nuk konsumojnë mjaftueshëm fruta, por në raste të caktuara, […]

Sipas dietologes Arti Dhokia, konsumimi i tepërt i frutave mund të sjellë disa pasoja të papritura për shëndetin.

Ajo thekson se shumica e njerëzve nuk konsumojnë mjaftueshëm fruta, por në raste të caktuara, tejkalimi i sasisë së rekomanduar mund të ndikojë negativisht, sidomos tek personat me probleme shëndetësore ekzistuese.

1. Shtim i papritur në peshë

Frutat përmbajnë sheqer natyral (fruktozë), i cili siguron energji. Kur kjo energji nuk përdoret nga trupi, mund të shndërrohet në yndyrë, duke çuar në shtim në peshë.

2. Mungesë e lëndëve ushqyese të tjera

Një dietë e dominuar nga frutat mund të kufizojë marrjen e ushqyesve të rëndësishëm nga grupet e tjera ushqimore, si vitamina B12, kalciumi, vitamina D dhe acidet yndyrore omega-3.

3. Ndikim tek personat me diabet

Për ata që vuajnë nga Diabetes Mellitus, konsumimi i sasive të mëdha të frutave – veçanërisht në formë lëngjesh – mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak. Ekspertët rekomandojnë konsum të moderuar dhe preferimin e frutave të plota, rreth tre porcione në ditë.

4. Probleme me shëndetin dentar

Sheqernat natyrale në fruta, të ngjashme me ato në ushqimet e përpunuara, mund të rrisin rrezikun për prishjen e dhëmbëve, sidomos nëse konsumohen shpesh gjatë ditës.

5. Konsum i tepërt i lëngjeve të frutave

Lëngjet e frutave shpesh humbasin fibrën gjatë përpunimit, duke bërë që sheqeri të përthithet më shpejt në organizëm. Kjo mund të çojë në konsum të lartë kalorish dhe sheqeri pa ndjesinë e ngopjes.

Sa fruta duhen konsumuar?

Sipas rekomandimeve, një sasi e shëndetshme është rreth 2 deri në 5 porcione fruta në ditë. Një porcion është afërsisht sa madhësia e një topi tenisi. Frutat duhet të përbëjnë rreth 25–30% të dietës ditore.

Ndërsa për lëngjet e frutave, këshillohet kufizimi në një gotë të vogël (rreth 150 ml) në ditë.

Në përfundim, edhe pse frutat janë të dobishme për shëndetin, balanca dhe moderimi mbeten çelësi për të shmangur efektet e padëshiruara.

Të ngjashme
Kapsulë apo tabletë? Si të zgjidhni formën e duhur të ilaçit për veten tuaj

Kapsulë apo tabletë? Si të zgjidhni formën e duhur të ilaçit për veten tuaj

Zakonet e përditshme që dëmtojnë qëndrimin dhe nyjet

Zakonet e përditshme që dëmtojnë qëndrimin dhe nyjet

Ishiasi irritohet nga qëndrimi ulur: 5 ushtrime që lehtësojnë dhimbjen dhe ndjesinë që zbret në këmbë

Ishiasi irritohet nga qëndrimi ulur: 5 ushtrime që lehtësojnë dhimbjen dhe ndjesinë që zbret në këmbë

Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet të pijë duhan

Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet të pijë duhan

Lufta në Iran rrit çmimet globale – paralajmërohet shtrenjtim deri në 30% i prezervativëve

Lufta në Iran rrit çmimet globale – paralajmërohet shtrenjtim deri në 30% i prezervativëve

Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit

Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit

Test pështyme për zbulimin e hershëm të kancerit të stomakut

Test pështyme për zbulimin e hershëm të kancerit të stomakut

Aspirina mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit – Ja pse

Aspirina mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit – Ja pse

Alarm në Austri: Gjendet helm për minjtë në kavanozin me ushqim për fëmijë HiPP – tërhiqet nga marketet

Alarm në Austri: Gjendet helm për minjtë në kavanozin me ushqim për fëmijë HiPP – tërhiqet nga marketet

Nga çka krijohen gurët në veshka?

Nga çka krijohen gurët në veshka?