Ymeri, Kusari Lilës: Kryetarit të naftëtarëve ia plotësuat 99% të kërkesave dhe ia punësuat familjarin në Qeveri

/cnt/019c9635-9e5f-7004-ab2a-77c470962e7f__m.webp

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është përcjellë me akuza të rënda nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në drejtim të ministres së Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila. Pasi ministrja deklaroi se heqja e TVSH-së do të ndihmonte tregtarët dhe jo qytetarët, deputetja Ymeri ia ka kthyer me një citat të vetë kreut […]

Pasi ministrja deklaroi se heqja e TVSH-së do të ndihmonte tregtarët dhe jo qytetarët, deputetja Ymeri ia ka kthyer me një citat të vetë kreut të naftëtarëve, duke hedhur dyshime për lidhje të ngushta mes qeverisë dhe bizneseve të karburanteve.

Ymeri citoi një deklaratë të kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, i cili sipas saj ka pranuar se kërkesat e tyre janë plotësuar pothuajse të gjitha nga kjo qeveri.

“Sa për atë se kush po i ndihmon bizneset, e kemi një deklaratë të kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve që thotë: ‘Ligjet i kanë bërë ashtu siç kemi pasur qejf vetë, domethënë 99% të kërkesave janë plotësuar’. Ministre, se ju që i keni ndihmuar naftëtarët, unë nuk di që i ka ndihmuar dikush tjetër,” u shpreh Ymeri.

Më tej, deputetja e LDK-së shkoi edhe më tej me akuza për nepotizëm dhe ndikim, duke përmendur punësimin e familjarëve të naftëtarëve brenda strukturave të qeverisë.

“Një familjar i tij ka qenë i punësuar në kabinetin Kurti. Domethënë, ky sistem është i kapur ‘knap’,” deklaroi ajo para deputetëve

“Vrasës, hajn” – Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

 

TË NGJASHME
Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj vëllezërve Vllasaliu për vrasjen e biznesmenit Rexhepi

Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj vëllezërve Vllasaliu për vrasjen e biznesmenit Rexhepi

Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kokainë

Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kokainë

Zyrtare: Gattuso jep dorëheqje nga posti i përzgjedhësit të Italisë

Zyrtare: Gattuso jep dorëheqje nga posti i përzgjedhësit të Italisë

“Mos u tut kryeministër, ta sjellim një batanije edhe këtu…”, Time Kadrijaj i kthehet Kurtit, ky i fundit qesh

“Mos u tut kryeministër, ta sjellim një batanije edhe këtu…”, Time Kadrijaj i kthehet Kurtit, ky i fundit qesh

PrishtinaTicket nis fluturimet direkte drejt Salzburgut – lidhje e re ajrore nga Prishtina

PrishtinaTicket nis fluturimet direkte drejt Salzburgut – lidhje e re ajrore nga Prishtina

“Hup, laper” – Përplasje e ashpër mes Besian Mustafës (LDK) dhe Egzon Azemit (VV)

“Hup, laper” – Përplasje e ashpër mes Besian Mustafës (LDK) dhe Egzon Azemit (VV)

Time Kadrijaj: Kur foli Rozeta Hajdari për korrupsion m’ka ardhë me qeshë, njeri që i ka vjedhë rezervat shtetërore

Time Kadrijaj: Kur foli Rozeta Hajdari për korrupsion m’ka ardhë me qeshë, njeri që i ka vjedhë rezervat shtetërore

“Vrasës, hajn” – Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

“Vrasës, hajn” – Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

Pushteti njëzëri kundërshton kërkesën për uljen e akcizës dhe heqjen TVSH-së për naftën

Pushteti njëzëri kundërshton kërkesën për uljen e akcizës dhe heqjen TVSH-së për naftën

Rritja e madhe e çmimit të naftës, në Gjermani po kërkohet të merret një vendim “drastik” për vozitjen në autostrada

Rritja e madhe e çmimit të naftës, në Gjermani po kërkohet të merret një vendim “drastik” për vozitjen në autostrada