Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kokainë

/cnt/019d53bc-eb6a-7e2f-968f-d3dfa20d8b80__m.webp

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër E.R. dhe H.K., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, dhe kundër F.H., i cili gjendet në arrati, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. […]

Sipas aktakuzës, më datë 11.08.2025, rreth orës 21:21 min, në Prizren, në një objekt prapa një qendre tregtare, “të pandehurit F.H., dhe E.R., duke vepruar në bashkëkryerje dhe pa autorizim, kanë transportuar dhe shpërndarë substancë narkotike të llojit kokainë në sasi prej 3.3 kilogramësh”.

“Të njëjtit, pas komunikimit paraprak me të pandehurin H.K., lidhur me vendin e takimit, kanë arritur në lokacion me automjet dhe kanë realizuar dorëzimin e narkotikëve, duke pranuar në këmbim një automjet të tipit ‘VW Golf VIII’. Pas dorëzimit të narkotikëve, i pandehuri F.H., largohet me automjetin e tij ‘VW Arteon’ me targa belge, ndërsa e pandehura E.R., e drejton automjetin e marrë në këmbim, duke e parkuar atë para banesës së saj në Prishtinë, ku i njëjti është sekuestruar nga policia”, ka thënë Prokuroria.

Ndërsa, Prokuroria më tej thotë se automjeti i F.H. u ndalua me datë 16.08.2025 nga Policia në pikën kufitare “Hani i Elezit”, ku brenda tij u gjet edhe e pandehura E.R., si pasagjere.

“Ndërkaq, H.K., pa autorizim posedon substanca të llojit kokainë për shpërndarje dhe shitje. Gjatë bastisjes në banesën e tij në Prizren, u sekuestruan substanca narkotike me peshë totale prej 4.436 kg kokainë të destinuara për shitje, si dhe mjete dhe pajisje për paketim, qese, role foli, peshore digjitale, kartela dhe para të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal”, tha Prokuroria.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale.

Ndërkaq, siç njoftonte Prokuroria në kohën e arrestimit të E.R., gushtin e vitit të kaluar, vlera e drogës së sekuestruar arrinte në rreth 300 mijë euro.

TË NGJASHME
Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj vëllezërve Vllasaliu për vrasjen e biznesmenit Rexhepi

Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj vëllezërve Vllasaliu për vrasjen e biznesmenit Rexhepi

Zyrtare: Gattuso jep dorëheqje nga posti i përzgjedhësit të Italisë

Zyrtare: Gattuso jep dorëheqje nga posti i përzgjedhësit të Italisë

“Mos u tut kryeministër, ta sjellim një batanije edhe këtu…”, Time Kadrijaj i kthehet Kurtit, ky i fundit qesh

“Mos u tut kryeministër, ta sjellim një batanije edhe këtu…”, Time Kadrijaj i kthehet Kurtit, ky i fundit qesh

PrishtinaTicket nis fluturimet direkte drejt Salzburgut – lidhje e re ajrore nga Prishtina

PrishtinaTicket nis fluturimet direkte drejt Salzburgut – lidhje e re ajrore nga Prishtina

“Hup, laper” – Përplasje e ashpër mes Besian Mustafës (LDK) dhe Egzon Azemit (VV)

“Hup, laper” – Përplasje e ashpër mes Besian Mustafës (LDK) dhe Egzon Azemit (VV)

Ymeri, Kusari Lilës: Kryetarit të naftëtarëve ia plotësuat 99% të kërkesave dhe ia punësuat familjarin në Qeveri

Ymeri, Kusari Lilës: Kryetarit të naftëtarëve ia plotësuat 99% të kërkesave dhe ia punësuat familjarin në Qeveri

Time Kadrijaj: Kur foli Rozeta Hajdari për korrupsion m’ka ardhë me qeshë, njeri që i ka vjedhë rezervat shtetërore

Time Kadrijaj: Kur foli Rozeta Hajdari për korrupsion m’ka ardhë me qeshë, njeri që i ka vjedhë rezervat shtetërore

“Vrasës, hajn” – Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

“Vrasës, hajn” – Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

Pushteti njëzëri kundërshton kërkesën për uljen e akcizës dhe heqjen TVSH-së për naftën

Pushteti njëzëri kundërshton kërkesën për uljen e akcizës dhe heqjen TVSH-së për naftën

Rritja e madhe e çmimit të naftës, në Gjermani po kërkohet të merret një vendim “drastik” për vozitjen në autostrada

Rritja e madhe e çmimit të naftës, në Gjermani po kërkohet të merret një vendim “drastik” për vozitjen në autostrada