U la jashtë kryesisë nga Abdixhiku, reagon Arben Gashi: LDK’së i duhet lidership i ri me energji të re

/cnt/019d91ce-4e21-7799-a25e-baa8b44eec42__m.webp

Ish-deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka reaguar pasi është lënë jashtë Kryesisë së LDK’së nga Lumir Abdixhiku. Gashi ka thënë se ka folur hapur brenda partisë për problemet të cilat i ka konsideruar, megjithatë thotë se s’janë marrë veprime ndonëse në realitet është konstatuar se ato ekzistojnë. Gashi ka thënë se ekziston hendek i madh […]

Gashi ka thënë se ka folur hapur brenda partisë për problemet të cilat i ka konsideruar, megjithatë thotë se s’janë marrë veprime ndonëse në realitet është konstatuar se ato ekzistojnë.

Gashi ka thënë se ekziston hendek i madh në mes të LDK’së dhe votuesve prandaj partisë i duhet lidership dhe energji e re.

Reagimi i plotë:

 Të nderuar përkrahës, votues e simpatizantë të LDK-së, qytetarë të Kosovës,

Pas publikimit të Kryesisë së re të LDK-së, kam pranuar shumë telefonata dhe mesazhe nga ju dhe nga mediat. Prandaj, po e them qartë:

Unë nuk jam pjesë e Kryesisë së re të LDK-së.

Që nga përfundimi i zgjedhjeve të shkurtit 2025, kam folur hapur brenda strukturave të LDK-së për gjendjen në parti dhe për humbjen e besimit të brendshëm. Kam propozuar veprime konkrete për distancim nga parregullsitë dhe për krijimin e një momentumi të ri, gjithëpërfshirës, konkurrues dhe me vizion të qartë.

Këto propozime nuk gjetën përkrahje në votim, edhe pse realiteti u pranua në fjalë.

Kam refuzuar përjashtimet dhe kam kërkuar unitet. Jo për individë, por për një ide: që një parti që synon të udhëheqë, duhet së pari të jetë e bashkuar dhe e drejtë me vetveten.

Edhe pas zgjedhjeve të dhjetorit 2025, ku rezultati nuk ishte ai që e meriton LDK-ja, paraqita sërish analiza dhe rrugëdalje konkrete. U zgjodh një drejtim tjetër. E pranoj këtë si fakt politik, por jo si fund të bindjeve të mia.

Sot e them pa dilemë:

Hendeku mes LDK-së dhe votuesit nuk është rastësi, është pasojë e mungesës së guximit për të ndryshuar në kohë.

Një cikël politik ka përfunduar.

LDK-së i duhet një cikël i ri, me lidership dhe energji të re, me besim të rikthyer mbi vlerat e saj autentike.

Sepse:

Besimi nuk kërkohet – fitohet.

Shpresa nuk premtohet – ndërtohet.

Ndryshimi nuk pret – bëhet.

Sot, Kosovës i mungon më shumë se gjithçka tjetër besimi dhe shpresa. I duhet një politikë që pranon realitetin, por ndërton të ardhmen. I duhet një angazhim i sinqertë që e kthen qytetarin në qendër, i duhen vlerat e vërteta të LDK-së.

Unë besoj se këto vlera mund të rikthehen. Dhe për këtë do të angazhohem pa hezitim.

A do ta gjejë LDK-ja forcën për ta bërë këtë?

Kjo mbetet për t’u parë.

Unë do të vazhdoj të jem aty ku kam qenë gjithmonë:

në anën e parimeve, të votuesit dhe të së vërtetës.

Ju priftë e mbara!

 

TË NGJASHME
Kapen në flagrancë me drogë, arrestohen dy persona në Shqipëri

Kapen në flagrancë me drogë, arrestohen dy persona në Shqipëri

Flet zjarrfikësi hero që shpëtoi një grua nga ndërtesa në Tiranë: Më tha më lër të digjem

Flet zjarrfikësi hero që shpëtoi një grua nga ndërtesa në Tiranë: Më tha më lër të digjem

Dalin pensionet e moshës dhe ato kontribuuese, Ministria, jep detaje

Dalin pensionet e moshës dhe ato kontribuuese, Ministria, jep detaje

Rreziku i arratisjes, Specialja s’e sheh më si argument të fortë të Prokurorisë për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit

Rreziku i arratisjes, Specialja s’e sheh më si argument të fortë të Prokurorisë për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit

Ka vend për Vjosa Osmanin të kthehet në LDK, thotë Azemi

Ka vend për Vjosa Osmanin të kthehet në LDK, thotë Azemi

Nga nesër nis aplikimi i subvencioneve në faturat e rrymës për familjet në nevojë

Nga nesër nis aplikimi i subvencioneve në faturat e rrymës për familjet në nevojë

Syla për listën e kryesisë së LDK’së: Më shumë po duket si një firmë se një Lidhje Politike

Syla për listën e kryesisë së LDK’së: Më shumë po duket si një firmë se një Lidhje Politike

Zjarri te pallati në Tiranë, arrestohen katër persona

Zjarri te pallati në Tiranë, arrestohen katër persona

EUROPOL njofton se është goditur një kartel ballkanik i drogës, arrestohen 12 persona

EUROPOL njofton se është goditur një kartel ballkanik i drogës, arrestohen 12 persona

Bie numri i lindjeve e rritet ai i shkurorëzimeve në Kosovë

Bie numri i lindjeve e rritet ai i shkurorëzimeve në Kosovë

0:000:00