Molliqaj kritikon Abdixhikun pas takimit me Kurtin: A ka parime apo vetëm interesa të ngushta karrieriste?

/cnt/019d68f8-3d38-7fd7-9e57-53c96d8da2a6__m.webp

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar ashpër qëndrimet e fundit të Lumir Abdixhiku, duke i cilësuar ato si të paqëndrueshme dhe të motivuara nga interesa personale. Sipas tij, kreu i LDK-së ka ndryshuar disa herë pozicionin e tij në lidhje me zhvillimet politike në vend. Fillimisht, ai ishte kundër mbajtjes së zgjedhjeve pas dekretit […]

Sipas tij, kreu i LDK-së ka ndryshuar disa herë pozicionin e tij në lidhje me zhvillimet politike në vend. Fillimisht, ai ishte kundër mbajtjes së zgjedhjeve pas dekretit të presidentes për shpërndarjen e Kuvendit, ndërsa më pas kërkoi që të caktohej një datë për zgjedhje.

Në një deklarim tjetër të fundit, Abdixhiku u shpreh se duhet gjetur një zgjidhje alternative për çështjen e presidentit, në mënyrë që vendi të shmangë zgjedhjet.

Molliqaj i sheh këto ndryshime si tregues të mungesës së konsistencës politike. Ai sugjeron se këto lëvizje nuk burojnë nga parime të qarta, por nga përpjekje për të siguruar përfitime politike dhe pozita institucionale.

Në reagimin e tij, ai theksoi se një qasje e tillë nuk përfaqëson një opozitë të mirëfilltë, por më tepër një grupim që synon të bëhet pjesë e pushtetit përmes marrëveshjeve politike.

Deklarimi i Molliqajt:

“A ka Lumir Abdixhiku parime apo vetëm interesa të ngushta karrieriste? Lëvizja e tij përbrenda një mujore me qëndrime të ndryshme më shumë të len me kuptu që të gjitha qëndrimet e këtij kryetari të LDK-së janë agjendë e tij personale. Para dates 4 mars ishte që nuk të ketë zgjedhje. Pastaj me datën 5 mars, menjëherë u bë për zgjedhje, tha vendi duhet të shkohet në zgjedhje. Pas vendimit të Gjykatës që e anuloi këtë vendim, prapë doli me deklarimin tjetër“.

“Ajo çka Abdixhiku po kërkon është një pozicion shtetëror për vete dhe eventualisht për vartësit e vetë. Me një pozicion të tillë opozitar, kjo në fakt nuk është opozitë, kjo është një grup politik që synon të ketë hise në pushtet“.

TË NGJASHME
“Falimentimi i Komunave po ndodhë si pasojë e veprimeve të kryeregjisorit Albin Kurti”

“Falimentimi i Komunave po ndodhë si pasojë e veprimeve të kryeregjisorit Albin Kurti”

Rreth 70,000 familje në Zvicër mbajnë pula – Trendi në rritje, këto janë arsyet

Rreth 70,000 familje në Zvicër mbajnë pula – Trendi në rritje, këto janë arsyet

Ish-ministri kroat i Mbrojtjes: Po të fitonin rusët ndaj Ukrainës për një muaj, Vuçiq do ta sulmonte Kosovën

Ish-ministri kroat i Mbrojtjes: Po të fitonin rusët ndaj Ukrainës për një muaj, Vuçiq do ta sulmonte Kosovën

Demokratët e quajnë të “sëmurë” Trumpin pas kërcënimit të rëndë ndaj Iranit

Demokratët e quajnë të “sëmurë” Trumpin pas kërcënimit të rëndë ndaj Iranit

Katari paralajmëron se lufta me Iranin mund të dalë jashtë kontrollit

Katari paralajmëron se lufta me Iranin mund të dalë jashtë kontrollit

Iranianët protestojnë pas kërcënimeve të Trumpit, urat dhe centralet energjetike mbushen me njerëz

Iranianët protestojnë pas kërcënimeve të Trumpit, urat dhe centralet energjetike mbushen me njerëz

Dënohet biznesmeni Rezart Taçi me 11 vite burg

Dënohet biznesmeni Rezart Taçi me 11 vite burg

ShBA godet ishullin Kharg të Iranit

ShBA godet ishullin Kharg të Iranit

Një vizitor kapet duke futur një telefon në Dubravë, e kishte fshehur në trup

Një vizitor kapet duke futur një telefon në Dubravë, e kishte fshehur në trup

Nesër disa zona mbesin pa rrymë për shkak të punimeve – këtu gjeni adresat

Nesër disa zona mbesin pa rrymë për shkak të punimeve – këtu gjeni adresat