Ish-ministri kroat i Mbrojtjes: Po të fitonin rusët ndaj Ukrainës për një muaj, Vuçiq do ta sulmonte Kosovën

/cnt/019d68f8-45ec-7059-b832-7684354072e8__m.webp

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ante Kotromanoviq ka komentuar armatosjen e Serbisë, por edhe çështje të tjera të sigurisë që lidhen me rajonin dhe botën. Në një intervistë në N1, ai përmendi edhe Kosovën, duke thënë se beson se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do ta kishte sulmuar nëse lufta e Rusisë me Ukrainën do të […]

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ante Kotromanoviq ka komentuar armatosjen e Serbisë, por edhe çështje të tjera të sigurisë që lidhen me rajonin dhe botën.

Në një intervistë në N1, ai përmendi edhe Kosovën, duke thënë se beson se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do ta kishte sulmuar nëse lufta e Rusisë me Ukrainën do të shkonte ndryshe.

“Do të doja të kujtoj se Kroacia dhe Serbia në vitin 2009 nënshkruan një marrëveshje dypalëshe për bashkëpunim ushtarako-teknik. Në bazë të saj u kemi dërguar ndihmë gjatë përmbytjeve, ndërsa së bashku kemi realizuar rreth dhjetë apo 15 stërvitje ushtarake të llojeve të ndryshme. Gjithçka që Aleksandar Vuçiq po bën tani rreth armatosjes është një instrument i brendshëm, me të cilin forcon pozitën e tij dhe pozitën e partisë së tij, së bashku me përpjekjen për t’i kontrolluar të gjitha segmentet që i duhen për të qëndruar në pushtet”, tha Kotromanoviq dhe vazhdoi:

“Gjithashtu, atje flasin në mënyrë obsesive për Kosovën, të cilën nuk mund ta kapërcejnë. Besoj se Vuçiq me forcat e tij dhe me disa rusë do të zbriste deri në Kosovë, po të kishte fituar Rusia ndaj Ukrainës brenda një muaji. Kush do ta kishte ndalur atëherë?”

Ai theksoi gjithashtu se ekzistojnë dallime kur armatoset Kroacia dhe kur armatoset Serbia.

“Kroacia është anëtare e NATO-s dhe ka detyrime. Kjo në asnjë mënyrë nuk është kërcënim, dhe nuk do t’i bashkonim forcat për ta sulmuar Serbinë. Këto janë marrëzi të pastra”, tha ai.

TË NGJASHME
Rusia dhe Kina vënë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për votën mbi Ngushticën e Hormuzit

Rusia dhe Kina vënë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për votën mbi Ngushticën e Hormuzit

“Falimentimi i Komunave po ndodhë si pasojë e veprimeve të kryeregjisorit Albin Kurti”

“Falimentimi i Komunave po ndodhë si pasojë e veprimeve të kryeregjisorit Albin Kurti”

Rreth 70,000 familje në Zvicër mbajnë pula – Trendi në rritje, këto janë arsyet

Rreth 70,000 familje në Zvicër mbajnë pula – Trendi në rritje, këto janë arsyet

Demokratët e quajnë të “sëmurë” Trumpin pas kërcënimit të rëndë ndaj Iranit

Demokratët e quajnë të “sëmurë” Trumpin pas kërcënimit të rëndë ndaj Iranit

Katari paralajmëron se lufta me Iranin mund të dalë jashtë kontrollit

Katari paralajmëron se lufta me Iranin mund të dalë jashtë kontrollit

Iranianët protestojnë pas kërcënimeve të Trumpit, urat dhe centralet energjetike mbushen me njerëz

Iranianët protestojnë pas kërcënimeve të Trumpit, urat dhe centralet energjetike mbushen me njerëz

Dënohet biznesmeni Rezart Taçi me 11 vite burg

Dënohet biznesmeni Rezart Taçi me 11 vite burg

ShBA godet ishullin Kharg të Iranit

ShBA godet ishullin Kharg të Iranit

Një vizitor kapet duke futur një telefon në Dubravë, e kishte fshehur në trup

Një vizitor kapet duke futur një telefon në Dubravë, e kishte fshehur në trup

Nesër disa zona mbesin pa rrymë për shkak të punimeve – këtu gjeni adresat

Nesër disa zona mbesin pa rrymë për shkak të punimeve – këtu gjeni adresat