Valon Syla: Abdixhiku nuk e ka gajlen e LDK-së, po të karrierës së vetë

/cnt/019d8889-8279-70e5-b9c4-f88d318f0a7e__m.webp

Analisti politik Valon Syla ka kritikuar ashpër lidershipin e Lidhja Demokratike e Kosovës, duke deklaruar se kryetari i saj Lumir Abdixhiku dhe presidentja Vjosa Osmani janë më shumë të fokusuar në karrierat personale sesa në interesat e partisë. Gjatë emisionit “Pressing” në T7, Syla tha se, sipas tij, Abdixhiku “nuk e ka hallin e LDK-së, […]

Analisti politik Valon Syla ka kritikuar ashpër lidershipin e Lidhja Demokratike e Kosovës, duke deklaruar se kryetari i saj Lumir Abdixhiku dhe presidentja Vjosa Osmani janë më shumë të fokusuar në karrierat personale sesa në interesat e partisë.

Gjatë emisionit “Pressing” në T7, Syla tha se, sipas tij, Abdixhiku “nuk e ka hallin e LDK-së, por të karrierës së vet”, duke shtuar se e njëjta logjikë vlen edhe për Osmanin. Ai theksoi se të dy figurat politike po veprojnë më shumë në funksion të pozicionimit personal në skenën politike, sesa në forcimin dhe konsolidimin e subjektit politik nga i cili kanë dalë.

Në këtë kontekst, Syla ngriti pikëpyetje edhe për takimet dhe komunikimin politik mes Abdixhikut dhe kryeministrit Albin Kurti. “Çka po lyp në takim me Kurtin – Abdixhiku?”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se këto lëvizje nuk janë në përputhje me qëndrimet tradicionale opozitare të LDK-së.

TË NGJASHME
Trump refuzon t’i kërkojë falje Papa Leos pas kritikave të ashpra

Trump refuzon t’i kërkojë falje Papa Leos pas kritikave të ashpra

Kushtrim Sadiku: Kërkoj falje për situatën e krijuar të enjten, kisha probleme shëndetësore

Kushtrim Sadiku: Kërkoj falje për situatën e krijuar të enjten, kisha probleme shëndetësore

Për katër muaj, shtatë persona humbën jetën në vendin e punës në Kosovë

Për katër muaj, shtatë persona humbën jetën në vendin e punës në Kosovë

Qytetarët në BE skeptikë për pranimin e vendeve të Ballkanit: Anketat tregojnë më së paku mbështetje për Kosovën dhe Serbinë

Qytetarët në BE skeptikë për pranimin e vendeve të Ballkanit: Anketat tregojnë më së paku mbështetje për Kosovën dhe Serbinë

Irani: Anijet e Marinës amerikane që përpiqen t’i bllokojnë portet do të dërgohen në fund të detit

Irani: Anijet e Marinës amerikane që përpiqen t’i bllokojnë portet do të dërgohen në fund të detit

Dalin pamjet e përleshjes së reperit Buta në Ferizaj: Dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në tokë

Dalin pamjet e përleshjes së reperit Buta në Ferizaj: Dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në tokë

CNN: Bllokada detare e SHBA-së teston kufirin e durimit të Iranit

CNN: Bllokada detare e SHBA-së teston kufirin e durimit të Iranit

Presidenti i Iranit përfshihet në përplasjen e Trumpit me Papën, dënon “fyerjen” e presidentit amerikan

Presidenti i Iranit përfshihet në përplasjen e Trumpit me Papën, dënon “fyerjen” e presidentit amerikan

Ndalohen tre persona për lëndim të lehtë trupor në Fushë Kosovë, Prokuroria: U përdorën thika e shkopinj druri

Ndalohen tre persona për lëndim të lehtë trupor në Fushë Kosovë, Prokuroria: U përdorën thika e shkopinj druri

Nis bllokada në Ngushticën e Hormuzit, paralajmërimi i Trump: Do të shkatërrojmë çdo anije që tenton të afrohet

Nis bllokada në Ngushticën e Hormuzit, paralajmërimi i Trump: Do të shkatërrojmë çdo anije që tenton të afrohet

0:000:00