Aktori i famshëm dënohet me burgim të përjetshëm

/cnt/019ddb2c-69a2-7a0c-9586-c58a3babb0d2__m.webp

Aktori Nathan Chasing Horse, i njohur dikur për rolin e tij në filmin fitues të çmimit Oscar “Dances with Wolves”, është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Nevada, pas një rasti që ka tronditur opinionin publik. Mediat e huaja shkruajnë se 49-vjeçari u shpall fajtor për 13 akuza të rënda, përfshirë sulme […]

Mediat e huaja shkruajnë se 49-vjeçari u shpall fajtor për 13 akuza të rënda, përfshirë sulme seksuale ndaj tre vajzave indigjene. Sipas prokurorisë, ai kishte ndërtuar një rrjet abuzimi duke përdorur rolin e tij si udhëheqës shpirtëror i një sekti të quajtur “The Circle”.

Hetimet zbuluan se Chasing Horse kishte shfrytëzuar besimin dhe ndjeshmërinë e viktimave, duke i manipuluar nën premtime dhe kërcënime. Në disa raste, abuzimet janë justifikuar si “rituale shpirtërore” ose si mënyra për të “shpëtuar” familjarë të viktimave nga sëmundje të rënda.

Një nga viktimat deklaroi se abuzimi u justifikua si një akt për të shpëtuar nënën e saj, e cila vuante nga kanceri, dhe se Chasing Horse e kërcënoi për të mos treguar askujt.

Një tjetër dëshmoi në gjykatë se ishte detyruar të heshtë për vite me radhë, pasi ishte kërcënuar se do të dëmtohej nëse fliste. Ajo tha se ishte vetëm 14 vjeçe kur nisi abuzimi dhe përshkroi humbjen e fëmijërisë së saj si një plagë të pashërueshme.

“Rinia ime e humbur nuk kthehet më, as fëmijëria ime e humbur, hera ime e parë, puthja ime e parë, ceremonia e diplomimit që nuk e përjetova kurrë,” tha një nga ajo.

Prokurorët deklaruan gjithashtu se organizata e tij funksiononte si një sistem kontrolli, ku anëtarët sillnin vajza të reja dhe i dorëzonin tek ai. Disa prej rasteve përfshijnë edhe të mitura që planifikoheshin të martoheshin sapo të mbushnin moshën ligjore.

Gjykatësi theksoi se veprimet e tij përbëjnë një abuzim ekstrem të pushtetit dhe besimit shpirtëror, duke e cilësuar dënimin me burgim të përjetshëm si të domosdoshëm për drejtësi ndaj viktimave./oranews

TË NGJASHME
Aksident mes tri veturave në Gllarevë, tetë të lënduar

Aksident mes tri veturave në Gllarevë, tetë të lënduar

Hamza takohet me Carafanon: U pajtuam që ka ardhur koha që Kosova dhe SHBA-ja të bashkëpunojnë shumë më ngushtë

Hamza takohet me Carafanon: U pajtuam që ka ardhur koha që Kosova dhe SHBA-ja të bashkëpunojnë shumë më ngushtë

“Reuters”: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë më 7 qershor, thellohet kriza politike

“Reuters”: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë më 7 qershor, thellohet kriza politike

Trump shkakton debat me foton për riemërtimin e Ngushticës së Hormuzit

Trump shkakton debat me foton për riemërtimin e Ngushticës së Hormuzit

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, kishte punuar e kontribuar në disa media kosovare

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, kishte punuar e kontribuar në disa media kosovare

U bllokua nën kamion, ky është viktima që vdiq sot në vendin e punës në Gjakovë

U bllokua nën kamion, ky është viktima që vdiq sot në vendin e punës në Gjakovë

Pas gjetjes së shkeljeve në Hagë, Gucati: S’më lejuan me i hedh dy kokrra dhe mbi varrin e babait

Pas gjetjes së shkeljeve në Hagë, Gucati: S’më lejuan me i hedh dy kokrra dhe mbi varrin e babait

51-vjeçar gjendet pa shenja jete në Bellanicë të Malishevës, policia nis hetimet

51-vjeçar gjendet pa shenja jete në Bellanicë të Malishevës, policia nis hetimet

Dështon edhe raundi i dytë në KGJK, rishpallet konkursi për kryesuesin

Dështon edhe raundi i dytë në KGJK, rishpallet konkursi për kryesuesin

AAK prezanton Ardian Gjinin kandidat për kryeministër

AAK prezanton Ardian Gjinin kandidat për kryeministër

Identifikohet i dyshuari për sulmin ndaj dy hebrenjve në Londër

Identifikohet i dyshuari për sulmin ndaj dy hebrenjve në Londër

0:000:00