KQZ nesër mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja

/cnt/019c9634-7f7e-7bc3-8eb8-9dbc43d568b8__m.webp

Kosova do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare për herë të tretë në më pak se një vit e gjysmë. U.D presidentja e vendit, njëherësh edhe kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka caktuar 7 qershorin si datë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Nesër, KQZ pritet të për të marrë vendimet e para me qëllim të organizimit të […]

Këtë informacion e konfirmoi për Gazetën Express, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Pas shpalljes të datës 7 qershor 2026 për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, mund t’iu konfirmoj se gjatë ditës së nesërme (e premte, 1 maj 2026), KQZ do të mbajë mbledhje për të marrë vendimet e para me qëllim të organizimit të këtyre zgjedhjeve”, tha Elezi.

Lidhur me zgjedhjet e reja, Elezi tha se “meqenëse këto janë zgjedhje të parakohshme, organizimi i tyre bëhet me afate të shkurtëra kohore dhe një nga vendimet e para të KQZ-së për këtë proces zgjedhor do të jetë shkurtimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore apo përshtatja e tyre sipas nevojës dhe në pajtim me rrathanat. Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme ia jep të drejtën KQZ-së që afatet kohore të aktiviteteve zgjedhore të përshtaten me ditët në dispozicion të KQZ-së për organizimin e këtyre zgjedhjeve”.

Tutje, ai shtoi se “me planin e aktiviteteve, KQZ rregullon çështjet mbi të cilat ndërtohet i gjithë procesi zgjedhor dhe që kanë të bëjnë me votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit. Pra, këtu përcaktohen afati për partitë politike për të formuar koalicione dhe deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje; afatin për subjektet politike për t’u certifikuar e për të dorëzuar listën e kanidatëve për deputetë; dhe periudhën e fushatës zgjedhore. Po ashtu, me anë të këtij plani, KQZ cakton edhe kohën për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, votimin përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike, si dhe regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta. Pjesë e këtij plani është edhe vendosja e afateve për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave”.

Ai tha se KQZ do të miratojë edhe planifikimin e buxhetit të nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

“Viti 2026 nuk është një vit zgjedhor dhe kjo do të thotë se në buxhetin vjetor të KQZ-së të ndarë me ligjin e buxhetit, nuk ka mjete të planifikuara për zgjedhje të parakohshme. Në rrethana të tilla, ashtu siç është vepruar në të kaluarën, KQZ i drejtohet Qeverisë së Kosovës me kërkesë për mjetet që janë të nevojshme për mbulimin e shpenzimeve”, përfundoi Elezi.

Sipas asaj që është thënë publikisht, zgjedhjet e reja pritet t’i kushtojnë Kosovës 10 milionë euro./Periskopi

TË NGJASHME
Hamza takohet me Carafanon: U pajtuam që ka ardhur koha që Kosova dhe SHBA-ja të bashkëpunojnë shumë më ngushtë

Hamza takohet me Carafanon: U pajtuam që ka ardhur koha që Kosova dhe SHBA-ja të bashkëpunojnë shumë më ngushtë

“Reuters”: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë më 7 qershor, thellohet kriza politike

“Reuters”: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë më 7 qershor, thellohet kriza politike

Trump shkakton debat me foton për riemërtimin e Ngushticës së Hormuzit

Trump shkakton debat me foton për riemërtimin e Ngushticës së Hormuzit

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, kishte punuar e kontribuar në disa media kosovare

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, kishte punuar e kontribuar në disa media kosovare

U bllokua nën kamion, ky është viktima që vdiq sot në vendin e punës në Gjakovë

U bllokua nën kamion, ky është viktima që vdiq sot në vendin e punës në Gjakovë

Pas gjetjes së shkeljeve në Hagë, Gucati: S’më lejuan me i hedh dy kokrra dhe mbi varrin e babait

Pas gjetjes së shkeljeve në Hagë, Gucati: S’më lejuan me i hedh dy kokrra dhe mbi varrin e babait

51-vjeçar gjendet pa shenja jete në Bellanicë të Malishevës, policia nis hetimet

51-vjeçar gjendet pa shenja jete në Bellanicë të Malishevës, policia nis hetimet

Dështon edhe raundi i dytë në KGJK, rishpallet konkursi për kryesuesin

Dështon edhe raundi i dytë në KGJK, rishpallet konkursi për kryesuesin

AAK prezanton Ardian Gjinin kandidat për kryeministër

AAK prezanton Ardian Gjinin kandidat për kryeministër

Identifikohet i dyshuari për sulmin ndaj dy hebrenjve në Londër

Identifikohet i dyshuari për sulmin ndaj dy hebrenjve në Londër

0:000:00