Zbulohet lista e Polonisë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

/cnt/019d1036-b867-73e0-99da-767a16116156__m.webp

Kombëtarja e Polonisë ka publikuar listën zyrtare me 25 lojtarë për gjysmëfinalen e “play-offit” të Kupës së Botës kundër kombëtares së Shqipërisë. Trajneri Jan Urban do të mbështetet në përvojën e Robert Lewandowskit, por ka befasuar duke ftuar edhe talentin 17-vjeçar të Portos, Oskar Pietushevski. Një mungesë e madhe për polakët do të jetë Nicola […]

Kombëtarja e Polonisë ka publikuar listën zyrtare me 25 lojtarë për gjysmëfinalen e “play-offit” të Kupës së Botës kundër kombëtares së Shqipërisë.

Trajneri Jan Urban do të mbështetet në përvojën e Robert Lewandowskit, por ka befasuar duke ftuar edhe talentin 17-vjeçar të Portos, Oskar Pietushevski.

Një mungesë e madhe për polakët do të jetë Nicola Zaleëski, i cili është i pezulluar për shkak kartonësh.

Pavarësisht kësaj, optimizmi mbizotëron në kampin polak, ku kualifikimi ndaj kuqezinjve shihet si një objektiv i arritshëm.

Mediat në Poloni kanë nisur tashmë të projektojnë finalen e madhe të “play-offit”, duke nënvlerësuar disi forcën e Shqipërisë.

Ndeshja do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45 në Varshavë.

Për Shqipërinë, kjo sfidë vjen në një moment delikat për shkak të dëmtimeve, ndërsa Polonia synon të shfrytëzojë avantazhin e fushës vendase.

Gjithçka është gati për një “betejë” 90-minutëshe që vlen një biletë për në Kupën e Botës.

TË NGJASHME
Foda shpall listën, Kosova me mungesa të rëndësishme

Foda shpall listën, Kosova me mungesa të rëndësishme

“Tërë kohën ishim të vetëm”, Xhaka nuk i mban lotët për vështirësitë e familjes

“Tërë kohën ishim të vetëm”, Xhaka nuk i mban lotët për vështirësitë e familjes

Kështu e prezantoi Spanja listën për ndeshjet e marsit

Kështu e prezantoi Spanja listën për ndeshjet e marsit

Foda tregon për gjasat e Kosovës ndaj Sllovakisë

Foda tregon për gjasat e Kosovës ndaj Sllovakisë

Përzgjedhësi i Sllovakisë flet para ndeshjes me Kosovën: Është një ekip i rrezikshëm dhe i papërshtatshëm

Përzgjedhësi i Sllovakisë flet para ndeshjes me Kosovën: Është një ekip i rrezikshëm dhe i papërshtatshëm

Çfarë goli spektakolar e shënoi Zhegrova në stërvitje, feston krejt ekipi i tij

Çfarë goli spektakolar e shënoi Zhegrova në stërvitje, feston krejt ekipi i tij

Sllovakia publikon listën e futbollistëve kundër Kosovës

Sllovakia publikon listën e futbollistëve kundër Kosovës

Murat Yakin e pranon se e ka në plane një tjetër yll shqiptar

Murat Yakin e pranon se e ka në plane një tjetër yll shqiptar

Tronditje për Kosovën: Avdullahu lëndohet dhe humb pllej-ofin e Botërorit

Tronditje për Kosovën: Avdullahu lëndohet dhe humb pllej-ofin e Botërorit

U lëndua mbrëmë, kjo është gjendja e portierit të Barçës, Joan Garcia

U lëndua mbrëmë, kjo është gjendja e portierit të Barçës, Joan Garcia