Tronditje për Kosovën: Avdullahu lëndohet dhe humb pllej-ofin e Botërorit

/cnt/019d0af2-3abf-729d-b944-cd291f306934__m.webp

Ndërsa ndeshja më e rëndësishme e historisë së futbollit të Kosovës po afrohet, kombëtarja do të vuajë dëmtimin e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të saj, Leon Avdullahut. Mesfushori i Hoffenheimit ka pësuar një dëmtim muskulor në stërvitje dhe do të jetë jashtë fushave për disa javë, njoftoi sot trajneri i skuadrës gjermane Christian […]

Mesfushori i Hoffenheimit ka pësuar një dëmtim muskulor në stërvitje dhe do të jetë jashtë fushave për disa javë, njoftoi sot trajneri i skuadrës gjermane Christian Ilzer.

Kjo është një goditje e rëndë për Kosovën dhe sigurisht për Hoffenheimin, pasi mesfushori qendror luan rol kyç, duke vepruar si lidhje midis pjesëve të ndryshme të ekipit kombëtar, por edhe klubit.

“Mungesa e Leonit është padyshim e rëndësishme,” tha Ilzer, “ai thjesht luan një rol qendror në ekuilibrin tonë, në ndërtimin e lojës sonë dhe gjithashtu në mbrojtje me pozicionimin e tij. Qoftë kundërpresingapo organizim i shpejtë i një blloku defanziv, ai thjesht zë një vend kyç.”

Avdullahu nuk e ka pranuar mirë lëndimin për shkak, sidomos, të humbjes së duelit vendimtar me Kosovën, bëri të ditur trajneri i Hoffenheimit në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës në Bundesligë.

“Kjo është padyshim diçka që Leon nuk po e pranon mirë, por është fakt, ka ndodhur dhe tani thjesht duhet ta shfrytëzojmë sa më mirë dhe ta rikthejmë në formë të plotë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Ilzer.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovakisë zhvillohet të enjten më 26 mars me fillim nga ora 20:45 në Bratisllavë.

TË NGJASHME
Trajneri i Sllovakisë: Skriniari po e rrezikon karrierën e tij për ndeshjen ndaj Kosovës

Trajneri i Sllovakisë: Skriniari po e rrezikon karrierën e tij për ndeshjen ndaj Kosovës

Foda shpall listën, Kosova me mungesa të rëndësishme

Foda shpall listën, Kosova me mungesa të rëndësishme

“Tërë kohën ishim të vetëm”, Xhaka nuk i mban lotët për vështirësitë e familjes

“Tërë kohën ishim të vetëm”, Xhaka nuk i mban lotët për vështirësitë e familjes

Kështu e prezantoi Spanja listën për ndeshjet e marsit

Kështu e prezantoi Spanja listën për ndeshjet e marsit

Foda tregon për gjasat e Kosovës ndaj Sllovakisë

Foda tregon për gjasat e Kosovës ndaj Sllovakisë

Përzgjedhësi i Sllovakisë flet para ndeshjes me Kosovën: Është një ekip i rrezikshëm dhe i papërshtatshëm

Përzgjedhësi i Sllovakisë flet para ndeshjes me Kosovën: Është një ekip i rrezikshëm dhe i papërshtatshëm

Çfarë goli spektakolar e shënoi Zhegrova në stërvitje, feston krejt ekipi i tij

Çfarë goli spektakolar e shënoi Zhegrova në stërvitje, feston krejt ekipi i tij

Sllovakia publikon listën e futbollistëve kundër Kosovës

Sllovakia publikon listën e futbollistëve kundër Kosovës

Murat Yakin e pranon se e ka në plane një tjetër yll shqiptar

Murat Yakin e pranon se e ka në plane një tjetër yll shqiptar

U lëndua mbrëmë, kjo është gjendja e portierit të Barçës, Joan Garcia

U lëndua mbrëmë, kjo është gjendja e portierit të Barçës, Joan Garcia