“Skënderbeu si trajner i Kosovës ndaj Turqisë” – Muharremi me reagim për finalen e Kosovës

Një analizë e veçantë dhe kreative nga Shenoll Muharremi ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, duke ndërthurur historinë me futbollin në një mënyrë unike. Në postimin e tij, ai imagjinon se si do të dukej strategjia e Kosovës në një përballje kundër Turqisë, nëse trajner i kombëtares do të ishte vetë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. […]
Në postimin e tij Muharremi ka bërë një analizë profesionale sportive, por një reflektim kreativ, nxjerr në pah disa parime strategjike që lidhen me mënyrën se si Skënderbeu udhëhiqte betejat e tij.
Sipas Muharremit, një nga pikat kyçe do të ishte njohja e thellë e kundërshtarit. Në këtë kontekst, ai përmend rolin e lojtarëve si Vedat Muriqi, të cilët kanë eksperiencë në futbollin turk dhe mund të kontribuojnë në aspektin taktik dhe psikologjik.
Postimi i plotë:
Sikur Gjergj Kastrioti të menaxhonte ekipin e Kosovës kundër Turqisë 🇽🇰⚔️🇹🇷
Po e përzijmë pak historinë me fantazi duke spekuluar se çfarë loje⚽️ dhe taktike kishte me bë Kosova sikur trajner i kombëtares tonë kundër Turqisë të ishte Skënderbeu! Ky sigurisht që është një ushtrim mendor argëtues dhe asgjë profesionale që duhet me u kuptu seriozisht. E gjithashtu këto analogji nuk janë gjeneru me AI por nga njeriu:)
1. Skënderbeu kishte me njoftë shumë mirë kundërshtarin, pasi edhe është rritur dhe zhvilluar për shumë vite atje në nivelet më të larta. Prandaj, në këtë rast specifik, kjo eksperiencë kishte me i ndihmuar jashtëzakonisht shumë me përgatitë dhe eventualisht fitu ndeshjen.
-Mbase në këtë rast tonë specifik e kemi Vedat Muriqin, dhe jo vetëm, i cili ka kaluar shumë kohë atje. Prandaj edhe menaxheri aktual do të duhej të kalonte shumë kohë dhe të konsultonte Vedatin për shumë gjëra, përfshi edhe sportin, kulturën dhe psikologjinë e ekipit turk. Secili detaj kishte me qenë i rëndësishëm për me përgatitë strategjinë dhe taktikën e duhur.
2. Skënderbeu e kishte ditur që Turqia është një forcë e madhe me shumë trupa dhe eksperiencë në garë. Ai zakonisht nuk është konfrontuar në beteja klasike ballë për ballë sepse kishte humbur, por ka përdorur taktika dhe strategji të befasisë, njohjes së terrenit, dhe e sillte kundërshtarin në fushë që i konvenonte dhe ku kishte përparësi.
-Këtë kishim me përkthy ndoshta që ndeshja me Turqinë nuk duhet me qenë medoemos frontale dhe sulmuese, por më shumë taktike. Skënderbeu kishte studiuar mirë përparësitë e tij (te ekipi i Kosovës) dhe e kishte lejuar kundërshtarin të mendojë se është favorit dhe e fiton “lehtësisht” këtë ndeshje. Pastaj, duke e vendosur në lajthitje, e kishte sulmuar kur nuk e pret fare.
-Kjo kishte me nënkuptu që loja e Kosovës do të ishte me kundërsulme të shpejta dhe duke i përdorur individët e shkathtë që i eksplotojnë dobësitë e kundërshtarit.
-Lojë tepër e matur, me plan tepër specifik, ku në momente dhe zona të caktuara eksploatohen dobësitë e kundërshtarit, derisa minimizohen përparësitë e tyre me disiplinë dhe angazhim konstant të të gjitha departamenteve.
3. Skënderbeu në disa raste kishte zgjedhur të luftojë në vende si Svetigradi i Dibrës, aty ku kishte përparësi për shkak të terrenit. Me gjasë, Gjergji kishte edhe spiunët e tij deri në Kostandinopojë, të cilët e njoftonin për numrin e ushtarëve dhe pajisjet e tyre. Në bazë të kësaj, ai me një kapacitet shumë më të vogël e organizonte ushtrinë në grupe të ndryshme. Kishte raste ku i sulmonte nga mbrapa me një grup dhe pastaj në mes të betejës nga anët tjera dhe nga malet përreth. Madje edhe ua pamundësonte furnizimin duke djegur fshatrat përreth.
Mësimet?
-Me e ballafaqu kundërshtarin në fushat ku të përshtaten ty dhe ku i ke përparësitë më të mëdha. Me i bë presion psikik dhe fizik kundërshtarit në momentet e duhura. Me e përdorë kapitenin dhe lojtarët kryesorë me maturi për me organizu lojën në reparte të ndryshme. Me sulmu nga zona të ndryshme, jo vetëm psh përmes Muriqit, dhe me e zënë në befasi me strategji që nuk i pret kundërshtari.
4. Një mësim tjetër kishte me qenë: cilat janë gabimet që nuk duhet me i përsëritë? Ndoshta problemet më të mëdha të Skënderbeut ishin kur hapej lufta në disa fronte. Ka pas raste kur luftonte me Osmanët, por njëkohësisht edhe me Venedikasit në veri. Kjo nënkuptonte që duheshin 2-3 ushtri në të njëjtën kohë, gjë që e vendoste në pozitë të vështirë.
-Rrjedhimisht, në rastin e lojës, Skënderbeu nga këto mësime nuk kishte sulmuar në të gjitha frontet përnjëherë duke e lënë ekipin vulnerabël. P.sh. nuk kishte avancuar në sulm me shumë lojtarë që pastaj të pësojë nga kundërsulmet e Turqisë.
-Sulmet kishin me qenë të mirëllogaritura, pa rrezikuar shumë. Jo sulme me të gjitha kapacitetet dhe në të gjitha frontet, por më shumë strategji me kundërsulme dhe duke u siguruar gjithmonë që mbrojtja dhe mesfusha janë të sigurta.
5. Një mësim tjetër i rëndësishëm është menaxhimi i kacafytjeve brenda kampit. Skënderbeu ka pas raste kur Lekë Dukagjini ka treguar më shumë lojalitet ndaj Venedikut sesa ndaj Krujës. Kjo e ka dobësuar atë edhe nga brenda, por edhe ushtrinë arbërore.
Mësimi nga kjo?
-Me siguru një disiplinë maksimale brenda ekipit dhe me shmang me çdo kusht ngatërresat mes lojtarëve apo grupeve të interesit brenda kombëtares. Kjo është një ndeshje e madhe, ndoshta më e madhja në historinë e Kosovës deri tani, dhe nervat do të jenë shumë aktive.
….
Ok, këto ishin disa nga analogjitë.. kjo listë mund të shkoj edhe më gjatë por mjaftojnë disa pika kryesore që mu kujtuan dhe që mund të adaptohen:)
Pra “Straegjia Skenderbeu” kishte me qenë përafërsisht:
1. Njohja e thellë e kundërshtarit
-Shfrytëzim maksimal i informatave (lojtarë si Muriqi, analiza psikologjike dhe taktike)
2. Jo lojë frontale, por strategji dhe durim
-Mbrojtje e organizuar + kundërsulme të shpejta dhe të sakta
3. Befasia si armë kryesore
-Goditje në momentet kur kundërshtari nuk e pret
Shfrytëzimi i terrenit dhe avantazheve tona
4. Lojë në zona ku Kosova është më e fortë
-Sulme nga drejtime të ndryshme
Jo vetëm një plan me shenu (jo vetëm psh Muriqi me koke), por variacione në sulm
5.Presion psikologjik dhe fizik në kohën e duhur
-Me i nxjerr nga balanci dhe me i lodh gradualisht
6. Balancë totale në lojë
-Mos me u hap në sulm dhe me lënë mbrojtjen zbuluar
7. Sulme të kalkuluara, jo të nxituara
-Rrezik i kontrolluar, jo aventurë
8. Disiplinë dhe organizim në çdo repart
-Secili lojtar me rol të qartë
9. Unitet i plotë brenda ekipit
-Pa konflikte, vetëm një qëllim, fitorja









