Osmani kërkoi sqarim për emërimin e anëtarëve të KQZ, Kushtetuesja: Kërkesë e papranueshme, s’i plotëson kriteret

/cnt/019cc34a-f796-76d7-9fd4-3be01bdfc9cb__m.webp

Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar të papranueshme kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar sqarime lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti i ka kërkuar tre anëtarë. Kushteteusjea thotë se kërkesa e Osmanit nuk i plotëson “kriteret e pranueshmërisë, sikurse që janë […]

Kushteteusjea thotë se kërkesa e Osmanit nuk i plotëson “kriteret e pranueshmërisë, sikurse që janë përcaktuar me Kushtetutë dhe saktësuar më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës”.

“Duke marrë parasysh që konflikti i kompetencave, në rrethanat e rastit konkret, është ngritur përkitazi me një kompetencë të Presidentes dhe e cila nuk është përcaktuar me Kushtetutë, por me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, Gjykata, bazuar në pikën 1 të paragrafit 3 të nenit 113 të Kushtetutës dhe praktikës së saj gjyqësore thekson se konflikti i kompetencave nuk është ngritur përkitazi me “kompetenca kushtetuese” të Presidentes dhe për pasojë, nuk është plotësuar kriteri i dytë kushtetues në kontekst të ngritjes së “konfliktit të kompetencave kushtetuese” për Presidentin, Kuvendin dhe/ose Qeverinë. (shih, rastin KO88/21, cituar më lart, paragrafi 72)”, thuhet në vendim.

Kushtetuesja thotë se Presidentja nuk e ka ngritur çështjen lidhur me “kompetencat kushtetuese”.

“Rrjedhimisht, në vlerësimin e Gjykatës në rrethanat e rastit konkret, Presidentja e Republikës, ndonëse është palë e autorizuar që të ngritë çështje të konfliktit të kompetencave kushtetuese në mes të saj dhe Kuvendit, nuk ka ngritur para Gjykatës konflikt të “kompetencave kushtetuese”, sipas përcaktimeve të nënparagrafit 1 të paragrafit 3 të nenit 113 të Kushtetutës, dhe për pasojë, Gjykata shpall kërkesën e Presidentes së Republikës së Kosovës të papranueshme”, thuhet në vendim.

TË NGJASHME
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Vetëvendosjes për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Vetëvendosjes për Presidentin

Rama: Prishtina mbështet aktivitetet përkujtimore dhe ruajtjen e kujtesës së luftës

Rama: Prishtina mbështet aktivitetet përkujtimore dhe ruajtjen e kujtesës së luftës

“Skënderbeu si trajner i Kosovës ndaj Turqisë” – Muharremi me reagim për finalen e Kosovës

“Skënderbeu si trajner i Kosovës ndaj Turqisë” – Muharremi me reagim për finalen e Kosovës

Trump kërcënon Iranin: Nëse nuk arrijmë një marrëveshje me Teheranin, do t’i hedhim në erë termocentralet, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Trump kërcënon Iranin: Nëse nuk arrijmë një marrëveshje me Teheranin, do t’i hedhim në erë termocentralet, puset e naftës dhe ishullin Kharg

KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeveria

KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeveria

Starmer: Britania e Madhe nuk do të dërgojë trupa në Iran

Starmer: Britania e Madhe nuk do të dërgojë trupa në Iran

Prokuroria Speciale: Gashi dyshohet për nxitje të përçarjes e mosdurimit, dëmtoi e ndryshoi të vërtetën e luftës – Të intervistohet

Prokuroria Speciale: Gashi dyshohet për nxitje të përçarjes e mosdurimit, dëmtoi e ndryshoi të vërtetën e luftës – Të intervistohet

LAJMI I FUNDIT|| Krimet e rënda bastisin banesën e Shkëlzen Gashit, shoqërohet në polici

LAJMI I FUNDIT|| Krimet e rënda bastisin banesën e Shkëlzen Gashit, shoqërohet në polici

Serbia arrin marrëveshje të re për furnizim me gaz nga Rusia

Serbia arrin marrëveshje të re për furnizim me gaz nga Rusia

Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima: S’du as ma shumë as ma pak, veç paret e mia

Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima: S’du as ma shumë as ma pak, veç paret e mia