Shqiptarja Hana Orllati kalon edhe fazën e dueleve në “The Voice of Finland”

/cnt/019cfbdb-d193-7125-9487-cf058b132470__m.webp

Shqiptarja Hana Orllati ka kaluar edhe fazën e dytë, atë të dueleve, në spektaklin e njohur “The Voice of Finland”.  Hana dhe kandidatja tjetër, Kreetta Sihvola, kanë interpretuar këngën “It’s All Coming Back To Me Now” të Celine Dion. Performanca e këtij dueti mes Hanës dhe këngëtares finlandeze, Kreetta, është vlerësuar si një ndër më […]

Hana dhe kandidatja tjetër, Kreetta Sihvola, kanë interpretuar këngën “It’s All Coming Back To Me Now” të Celine Dion.

Performanca e këtij dueti mes Hanës dhe këngëtares finlandeze, Kreetta, është vlerësuar si një ndër më të mirat e kësaj faze në “The Voice of Finland”.

Performanca e Hanes: https://www.facebook.com/reel/946072421702451

Mentorja e të dy kandidateve, Jenni Vartiainen, ka përzgjedhur Kreetta-n, ndërsa dy anëtarët e tjerë të jurisë, Elastinen dhe Sanni, kanë kërkuar që Hana të kalojë në ekipin e tyre.

Mes këtyre dy anëtarëve, Hana ka zgjedhur reperin Elastinen.

Në fazën e dueleve, këngëtarja e re nga Kosova arriti të dëshmojë edhe një herë fuqinë e zërit dhe sigurinë e saj në skenë.

Performanca u prit me reagime të shumta pozitive.

Shih reagimet e juries: https://www.instagram.com/stories/hanaorllati/3853591109721412392/

Kujtojmë se Hana rrugëtimin e saj në muzikë e ka nisur shumë herët. Që në moshën 10-vjeçare ajo kishte marrë pjesë në “The Voice Kids Albania”, ndërsa më pas ka performuar në shumë koncerte për fëmijë në Kosovë.

Me këngën “How Am I Supposed to Live Without You”, Hana Orllati arriti të kalojë me sukses fazën e parë të kësaj gare prestigjioze këndimi, duke dëshmuar se talenti i saj nuk njeh kufij.

Hana ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.

Për Hanën, muzika është pasioni dhe frymëzimi më i madh. Ajo premton se së shpejti do të sjellë projekte të reja muzikore për publiku

TË NGJASHME
Gjesti para gjykatës: Jam në ankth, kam vepruar në gjendje afekti – kërkoj falje

Gjesti para gjykatës: Jam në ankth, kam vepruar në gjendje afekti – kërkoj falje

Një muaj paraburgim për Gjestin

Një muaj paraburgim për Gjestin

Gjesti sot del para gjykatës

Gjesti sot del para gjykatës

Nesër mbahet seanca dëgjimore për caktimin e paraburgimit ndaj Gjestit

Nesër mbahet seanca dëgjimore për caktimin e paraburgimit ndaj Gjestit

“Mosmarrëveshjes rreth një borxhi”- Si ndodhi rasti ku Gjesti mbeti i arrestuar?

“Mosmarrëveshjes rreth një borxhi”- Si ndodhi rasti ku Gjesti mbeti i arrestuar?

Kuzhinieri i famshëm shqiptar jep dorëheqje pas akuzave për dhunë e abuzim

Kuzhinieri i famshëm shqiptar jep dorëheqje pas akuzave për dhunë e abuzim

Oscars 2026: Gjithçka që duhet të dini përpara ceremonisë vjetore

Oscars 2026: Gjithçka që duhet të dini përpara ceremonisë vjetore

Prokuroria në Prishtinë ndalon këngëtarin Gjesti për disa vepra penale

Prokuroria në Prishtinë ndalon këngëtarin Gjesti për disa vepra penale

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

‘Grushta e përplasje’ – kuzhinieri shqiptar me famë botërore reagon pas akuzave të rënda nga ish-punonjësit

‘Grushta e përplasje’ – kuzhinieri shqiptar me famë botërore reagon pas akuzave të rënda nga ish-punonjësit