Jo çdo natë është për “afërsi” – kjo është ora që duhet shmangur

/cnt/019c9631-049b-7e75-accf-e45c76b5b4b2__m.webp

Hormonet natën nuk janë në anën tuaj: melatonina rritet, ndërsa testosteroni e kortizoli bien Michael thotë se në atë kohë të natës trupi, natyrshëm, nuk ka një profil hormonal ideal. Në vend të kësaj, ai thotë se koha më e mirë për marrëdhënie seksuale me partnerin është në orët e mëngjesit, sepse nivelet e hormoneve, […]

Michael thotë se në atë kohë të natës trupi, natyrshëm, nuk ka një profil hormonal ideal. Në vend të kësaj, ai thotë se koha më e mirë për marrëdhënie seksuale me partnerin është në orët e mëngjesit, sepse nivelet e hormoneve, si estrogjeni, testosteroni dhe kortizoli, janë më të larta, ndërsa melatonina më e ulët.

“Shumica e njerëzve janë intimë mes orës 22.30 dhe 23.30, këtë e tregoi anketa që kemi realizuar. Ajo që është interesante është se profili juaj hormonal në 23.30 nuk është edhe aq i mirë për seks.

Që seksi të jetë i kënaqshëm, dëshironi që estrogjeni, testosteroni, progesteroni, adrenalina dhe kortizoli të jenë të larta, ndërsa melatonina e ulët”, tha ai në podkastin “Diary of a CEO”, duke shtuar:

“E si mendoni se duken hormonet tuaja në 23.30 të mbrëmjes? Fjalë për fjalë janë e kundërta: melatonina është e lartë, ndërsa gjithçka tjetër e ulët”, transmeton Telegrafi.

“Mëngjesi është koha e përkryer për intimitet”

Michael bëri shaka se më së miri është që fillimisht “t’i lani dhëmbët dhe të përdorni pak shpëlarës goje”, por përfundoi se kjo është “koha e përkryer” për intimitet.

Një studim i vitit 2005, i zhvilluar mes studentëve, tregoi se shumica bëjnë seks mes orës 23 dhe 1 pas mesnate. Ata sugjeruan se natën “ndihen më seksualë”.

Kur bëhet fjalë për çiftet më të pjekura, një sërë rrethanash ndikojnë në marrëdhëniet seksuale të tyre – puna, jeta familjare dhe “disponueshmëria e partnerit”.

Shkencëtarët përfunduan: “Edhe pse të rriturit mund të gjejnë mundësi për seks në çdo kohë të ditës, shumica e takimeve seksuale ndodhin rreth kohës së shtrirjes për të fjetur (nga ora 23 deri në 1 pas mesnate). Një kulm më i vogël i aktivitetit seksual shfaqet edhe rreth kohës së zgjimit.” /Telegrafi/

TË NGJASHME
Arsyeja e lashtë pse një orë ka 60 minuta

Arsyeja e lashtë pse një orë ka 60 minuta

Horoskopi për ditën e sotme – çfarë parashikojnë yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme – çfarë parashikojnë yjet për ju?

8 fakte interesante mbi festën e Fiter Bajramit

8 fakte interesante mbi festën e Fiter Bajramit

Horoskopi sot

Horoskopi sot

Horoskopi sot, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Horoskopi sot, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Këto janë disa mënyra si të kurseni derivate

Këto janë disa mënyra si të kurseni derivate

Plotësisht natyrale: Përgatisni vetë në shtëpi një solucion për pastrimin e dyshemeve prej druri

Plotësisht natyrale: Përgatisni vetë në shtëpi një solucion për pastrimin e dyshemeve prej druri

Horoskopi 17 Mars 2026 – Fat dhe gëzim në planin sentimental, zbuloni surprizat e yjeve

Horoskopi 17 Mars 2026 – Fat dhe gëzim në planin sentimental, zbuloni surprizat e yjeve

Horoskopi i ditës, e hënë, 16 mars 2026

Horoskopi i ditës, e hënë, 16 mars 2026

Aktorja nga Kosova, Luana Bajrami shkëlqen në skenën më të madhe të filmit – fiton Oscar

Aktorja nga Kosova, Luana Bajrami shkëlqen në skenën më të madhe të filmit – fiton Oscar