Qeveria e Kosovës dhe problemet e energjisë

/cnt/019c9631-796d-7b9a-baa1-8f78b76be116__m.webp

Shkruan: Ethem Çeku Sot jemi informuar se ka rënë nga sistemi Blloku A2, gjë që ka ndikuar në mungesën e energjisë së mjaftueshme për konsumatorët tanë. Në të njëjtën kohë po zhvillohen diskutime nga ZRRE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, çka shton shqetësimin e bizneseve dhe qytetarëve për situatën e krijuar. Pavarësisht angazhimit […]

Sot jemi informuar se ka rënë nga sistemi Blloku A2, gjë që ka ndikuar në mungesën e energjisë së mjaftueshme për konsumatorët tanë. Në të njëjtën kohë po zhvillohen diskutime nga ZRRE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, çka shton shqetësimin e bizneseve dhe qytetarëve për situatën e krijuar.
Pavarësisht angazhimit të punëtorëve dhe inxhinierëve të KEK-ut, gjendja nuk pritet të përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme. Ky problem rrezikon të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme për shkak të mungesës së kapaciteteve të reja prodhuese, veçanërisht në sektorin e linjitit. Projektet që synonin zgjidhjen e këtij problemi nuk u realizuan, përkundrazi ato u ndërprenë duke e lënë vendin gjithnjë e më të varur nga importi dhe pa një perspektivë të qartë zhvillimore në sektorin energjetik.
Qeveria e Kosovës nuk duhet të merret me zgjidhje të përkohshme dhe shtyrje nga një ditë në tjetrën, por duhet të ndërmarrë investime strategjike për të rigjallëruar prodhimin edhe nga fushat e linjitit, siç kanë bërë vende të tjera në Evropë. Për shembull, Gjermania dhe Polonia kanë rehabilituar blloqe të vjetra termike të linjitit dhe i kanë riaktivizuar për të rritur kapacitetet prodhuese duke përmirësuar sigurinë e furnizimit me energji.
Në këtë kuadër, qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës duhet të hartojnë një strategji të përbashkët energjetike duke kërkuar një nivel më të lartë bashkëpunimi edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në funksion të investimeve të mëdha, transferimit të teknologjisë dhe forcimit të sigurisë energjetike në rajon.

Nëse nuk ndërmerren hapa të guximshëm dhe afatgjatë, ekziston rreziku real që buxheti i vendit të shpenzohet kryesisht për blerje të energjisë në tregjet e jashtme në vend që të investohet në ndërtimin e kapaciteteve vendore. Prandaj kërkohet vizion i qartë dhe vendimmarrje strategjike për ta nxjerrë vendin nga kriza e vazhdueshme energjetike.

TË NGJASHME
Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

Shkretimi i Kosovës

Shkretimi i Kosovës

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Sallata Ruse e Hagës: Receta e Moskës, fatura e Kosovës

Sallata Ruse e Hagës: Receta e Moskës, fatura e Kosovës

Integrimi Funksional: Një “Lazar” politik që ringjall hegjemoninë dhe izolon Kosovën

Integrimi Funksional: Një “Lazar” politik që ringjall hegjemoninë dhe izolon Kosovën

SAMURAI RAMA DHE “GEISHA” OSMANI!

SAMURAI RAMA DHE “GEISHA” OSMANI!

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

Gaza dhe “Rilindja” e Asqerëve: Kush e paguan faturën e aventurës së re ushtarake?

Gaza dhe “Rilindja” e Asqerëve: Kush e paguan faturën e aventurës së re ushtarake?

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Kur debati kompleks për shtetin laik tentohet të mbyllet me “o gllupa”

Kur debati kompleks për shtetin laik tentohet të mbyllet me “o gllupa”