Zgjedhjet e shpeshta pasojë e përplasjes mes sistemit politik dhe mendësisë politike

/cnt/019cd7f6-5bb2-7a3d-bb68-dc25908f18d6__m.webp

Shkruan: Ismet Kryeziu Pse po shkojmë nga një palë zgjedhje në tjetrat pa arritur t’i japim vendit institucione funksionale për gati dy vite? A është problemi te sistemi ynë politik që nuk po funksionon si duhet, apo te mendësia jonë politike, ende e ndikuar nga logjika patriarkale e dominimit? Sistemi zgjedhor proporcional dhe Kushtetuta jonë […]

Pse po shkojmë nga një palë zgjedhje në tjetrat pa arritur t’i japim vendit institucione funksionale për gati dy vite? A është problemi te sistemi ynë politik që nuk po funksionon si duhet, apo te mendësia jonë politike, ende e ndikuar nga logjika patriarkale e dominimit?

Sistemi zgjedhor proporcional dhe Kushtetuta jonë janë të dizajnuara si një rregull shoqëror që promovon bashkëpunimin dhe kompromisin politik.

Një sistem që nxit logjikën e një demokracie konsensuale, ndërsa praktika jonë politike shpesh funksionon me një logjikë më hierarkike dhe individualiste.

Në thelb, ky sistem e bën pothuajse të pamundur që një parti të qeverisë e vetme. Ai i detyron partitë të bashkëpunojnë për të krijuar shumicë parlamentare dhe për të qeverisur së bashku, madje edhe me përfaqësues të komuniteteve jo-shumicë shqiptare.

Megjithatë, partitë dhe liderët tanë ende funksionojnë me një mendësi më shumë “bajraktariste”.

Për ata, shpeshherë ka qenë e nevojshme edhe ndërhyrja ndërkombëtare për të arritur marrëveshje ndërpartiake. Kjo ndodh sepse politikanët shpesh e shohin politikën si dominim të një lideri, dhe jo si një proces kompromisi dhe bashkëpunimi ndërmjet aktorëve politikë.

Pra, në vazhdimësi kemi një përplasje mes mënyrës se si është ndërtuar sistemi dhe mënyrës se si bëhet politika në praktikë.

Ndoshta dilema është edhe më e thellë: ose duhet të mësojmë të funksionojmë brenda këtij sistemi përmes kompromisit dhe bashkëpunimit politik, ose duhet ta ndryshojmë vetë sistemin për ta përshtatur me bindjet dhe mënyrën se si funksionon realisht politika tek ne.

Sepse një model që kërkon bashkëqeverisje e ka të vështirë të funksionojë nëse kultura politike vazhdon të kërkojë udhëheqje të centralizuar — një logjikë që, në një farë mënyre, lidhet edhe me traditën patriarkale të autoritetit, që nga familja.

Nëse kjo mospërputhje vazhdon, ciklet e krizave politike dhe zgjedhjeve të shpeshta mbeten një rezultat pothuajse i parashikueshëm.

TË NGJASHME
Tërheqja e SHBA nga Kosova? Një veprim i gabuar në një moment të keq

Tërheqja e SHBA nga Kosova? Një veprim i gabuar në një moment të keq

Irani: Pse tani dhe pse kjo ndërhyrje?

Irani: Pse tani dhe pse kjo ndërhyrje?

A është kaosi politik një strategji e qëllimshme e Vetëvendosjes?

A është kaosi politik një strategji e qëllimshme e Vetëvendosjes?

Lufta në Lindjen e Mesme: Irani po liget, megjithatë sfidat mbesin

Lufta në Lindjen e Mesme: Irani po liget, megjithatë sfidat mbesin

Populizmi personalist dhe sfidat kushtetuese në Kosovë

Populizmi personalist dhe sfidat kushtetuese në Kosovë

Albin Kurti është mizantrop politik

Albin Kurti është mizantrop politik

Gabim është “afati 60-ditësh”, nëse deri në orën 24:00 nuk kemi President – shkojmë në zgjedhje brenda 45-ditësh

Gabim është “afati 60-ditësh”, nëse deri në orën 24:00 nuk kemi President – shkojmë në zgjedhje brenda 45-ditësh

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

Shkretimi i Kosovës

Shkretimi i Kosovës

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin