Mitsubishi L200 arrin si rival i Ford Ranger

/cnt/019cb450-89a8-7e90-9a29-aa29eafc53f0__m.webp

Mitsubishi rikthehet fuqishëm në tregun britanik me “pikapin” e ri L200, që pritet të mbërrijë në maj dhe do të rivalizojë direkt Ford Ranger. Çmimi fillestar i këtij modeli do të jetë mbi 41 mijë euro pa TVSH, duke e vendosur pak më lart se Ranger dhe më lirë se Toyota Hilux. L200 vjen kryesisht […]

Çmimi fillestar i këtij modeli do të jetë mbi 41 mijë euro pa TVSH, duke e vendosur pak më lart se Ranger dhe më lirë se Toyota Hilux.

L200 vjen kryesisht në versionin “double cab” me katër dyer dhe është i pajisur me motor 2.4‑litër turbo, transmetim automatik 6‑shpejtëshe dhe tërheqje në të katër rrotat.

Ky motor në tregje të tjera prodhon rreth 201 kuaj/fuqi dhe 347 lb‑ft çift‑rrotullimi, ndërsa “pikapi” mund të tërheqë deri në 3.5 tonë ose të mbajë një ngarkesë prej 1 tonë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Modelet që do të ofrohen për publikun britanik janë Titan dhe Barbarian, ku ky i fundit ka opsione të përparuara për terrene të vështira dhe tërheqje permanente në të gjitha rrotat.

Për bizneset, do të jetë në dispozicion edhe një version “Commercial”, me vend vetëm për shoferin dhe ngarkesë të sigurt pas ulëseve.

Përveç L200, Mitsubishi planifikon të sjellë në Britani edhe SUV‑in Outlander PHEV, duke shënuar një rikthim të plotë të “brandit” në ishull. /Periskopi/

TË NGJASHME
Instagram i jep fund privatësisë së plotë: Çfarë do ndodhë me mesazhet dhe fotot e juaja personale pas 8 majit?

Instagram i jep fund privatësisë së plotë: Çfarë do ndodhë me mesazhet dhe fotot e juaja personale pas 8 majit?

BYD dëshiron të garojë në F1

BYD dëshiron të garojë në F1

Samsung prezanton funksionin “Inactivity Restart”

Samsung prezanton funksionin “Inactivity Restart”

Mira Murati firmos marrëveshje me një nga kompanitë më të mëdha në botë

Mira Murati firmos marrëveshje me një nga kompanitë më të mëdha në botë

Këto janë disa prej veturave që shpenzojnë më së paku naftë

Këto janë disa prej veturave që shpenzojnë më së paku naftë

Rritet vlera e Bitcoin pavarësisht tensioneve në Iran

Rritet vlera e Bitcoin pavarësisht tensioneve në Iran

Facebook-u me telashe në gjithë botë, probleme shfaqen edhe në Kosovë

Facebook-u me telashe në gjithë botë, probleme shfaqen edhe në Kosovë

Njihuni me “Bugatin” e ri që do të “fluturojë” mbi 400 km/orë, çmimi rreth 5 milionë euro

Njihuni me “Bugatin” e ri që do të “fluturojë” mbi 400 km/orë, çmimi rreth 5 milionë euro

Fairphone 6: Android i riparueshëm, më i lirë dhe më i qëndrueshëm

Fairphone 6: Android i riparueshëm, më i lirë dhe më i qëndrueshëm

Discord shtyn verifikimin global të moshës pas reagimeve për shkelje privatësie

Discord shtyn verifikimin global të moshës pas reagimeve për shkelje privatësie