Loredana: Mozzik ka ardhur 100 herë për koncerte këtu dhe s’e ka takuar vajzën
19 ditë më parë
2.4k
30k
Share
Loredana ka bërë deklarata të forta rreth marrëdhënies së saj me ish-partnerin, reperin Mozzik, gjatë një bisede në podcast-in e Arbana Osmanit. Në intervistë, Loredana foli hapur për mënyrën se si menaxhon marrëdhënien mes saj dhe Mozzikut, sidomos në lidhje me takimet e reperit me vajzën e tyre, Hanën. Ajo mohoi pretendimet se nuk e […]
Në intervistë, Loredana foli hapur për mënyrën se si menaxhon marrëdhënien mes saj dhe Mozzikut, sidomos në lidhje me takimet e reperit me vajzën e tyre, Hanën.
Ajo mohoi pretendimet se nuk e lejon Mozzikun ta takonte vajzën:
Jo, nuk është e vërtetë. Them ndoshta në fillim, kur kam qenë shtatzënë dhe ka lindur çika, në fillimet e para kur jemi ndarë, ma merr mendja që prej emocioneve i ka shkruar ndonjëherë ‘s’ke me taku çikën’ ose ndonjë gjë. Por ajo ka qenë pjesa kur je aq keq sa ndonjëherë s’e di çka flet.
Ditët e para ndoshta, por jo muajt e vitet e tjera siç e qet ai. Ai mundet me ardhë me pa çikën kur të dojë, e ka derën hapur gjithmonë, por nuk e ka parë si obligim me ardhë. Gjithmonë më ka thënë: ‘Duhet me ma pru ti mu’. Unë i thosha se kam obligim me ta pru. Unë i them çikës: ‘Thirre babin, fol me të në telefon ose thirre gjyshin edhe gjyshen’, por tash unë atë me zor s’mundem me e shti kur ai s’është i interesuar. Unë thjesht kam vendosur me mbyll gojën për shkak që unë e mendoj Hanën në fillim.
Vjen për ditëlindje, 100 foto e ‘Urime zemra ime’ dhe largohet. Ka ndodh 100 herë ka pasur koncerte këtu dhe s’e ka kaluar rrugën për të ardhur”.