U ndalua në rrugë nga një influencues dhe fitoi sfidën e tij – Bebe Rexha i dhuron 100 dollarët për dikë tjetër në nevojë

/cnt/019cb450-fbf1-70fd-87b9-0706644b2eb4__m.webp

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, është ndalur së fundmi në rrugët e Londrës nga influencuesi i njohur i TikTok-ut, Shan Rizwan, i cili njihet për sfidat spontane që u bën kalimtarëve lidhur me njohuritë e tyre muzikore. Teksa po shëtiste në kryeqytetin britanik së bashku me vëllanë e saj, Florentin, dhe kunatën Dorina, artistja […]

Teksa po shëtiste në kryeqytetin britanik së bashku me vëllanë e saj, Florentin, dhe kunatën Dorina, artistja shqiptare nuk hezitoi të pranonte sfidën e radhës. Koncepti ishte i thjeshtë: nëse arrinte të gjente tri këngë nga një prej artistëve të saj të preferuar, do të fitonte 100 dollarë.

Rexha zbuloi se është një fanse e madhe e Lauryn Hill, ndërsa Shan vendosi ta vërë në provë me tri këngë më pak të zakonshme të artistes legjendare. Sapo nisën tingujt, Bebe tregoi menjëherë njohuritë e saj muzikore, duke i identifikuar saktë këngët “That Thing”, “Ready Or Not” dhe “To Zion”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shan Rizwan (@shanonthestreet)

Sfida u përmbyll me sukses dhe 100 dollarët ishin të sajat. Megjithatë, në një gjest që u vlerësua nga ndjekësit në rrjetet sociale, Rexha vendosi të mos i mbante paratë për vete. Ajo ia ktheu shumën influencuesit dhe i kërkoi që ato t’ia dhuronte personit të parë që do të takonte në rrugë, duke i marrë premtimin se do ta bënte këtë gjë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Videoja e momentit është shpërndarë gjerësisht në TikTok, duke treguar edhe një herë anën e thjeshtë dhe bujare të këngëtares, e cila pavarësisht suksesit ndërkombëtar, vazhdon të mbetet e afërt me fansat dhe e gatshme për momente spontane në rrugë./Periskopi

TË NGJASHME
“Osmani”, 4.3 milionë euro prona në Stamboll, aktori i njohur investime marramendëse edhe në Dubai

“Osmani”, 4.3 milionë euro prona në Stamboll, aktori i njohur investime marramendëse edhe në Dubai

LONDRIMI fitues i BBVK4

LONDRIMI fitues i BBVK4

Ludo i zhgënjyer, tenton të ikë nga skena pasi eliminohet nga BBVK

Ludo i zhgënjyer, tenton të ikë nga skena pasi eliminohet nga BBVK

Klodi pa nafak, i eliminuari i 2-të në finalen e BBVK

Klodi pa nafak, i eliminuari i 2-të në finalen e BBVK

Finalja e BBVK4: E para që eliminohet është Hygerta

Finalja e BBVK4: E para që eliminohet është Hygerta

David Guetta bëhet baba për herë të katërt, mirëpret djalin Skyler me Jessica Ledon

David Guetta bëhet baba për herë të katërt, mirëpret djalin Skyler me Jessica Ledon

Jonida rrëfen si u njoh me Romeo Veshajn: Më bëri një batutë në Instagram, është karizmatik

Jonida rrëfen si u njoh me Romeo Veshajn: Më bëri një batutë në Instagram, është karizmatik

Harry Styles pranon se qeshi në funeralin e gjyshes së tij: U ndjeva shumë i papërshtatshëm

Harry Styles pranon se qeshi në funeralin e gjyshes së tij: U ndjeva shumë i papërshtatshëm

Një këngë dhe video mahnitëse për Çarshinë, në gjuhën angleze

Një këngë dhe video mahnitëse për Çarshinë, në gjuhën angleze

Pas Big Brother, Egli Tako: Familja nuk më ka dhënë dorën dhe s’më ka thënë ‘sa bukur e bëre’

Pas Big Brother, Egli Tako: Familja nuk më ka dhënë dorën dhe s’më ka thënë ‘sa bukur e bëre’