“Kur plakeni, ju blen ndonjë artist me 250 euro”- Vesa Luma thumbon Tayna-n

/cnt/019c9629-1b05-7a84-86d2-09f9ea9f4562__m.webp

Ditën e sotme, Vesa Luma ka publikuar një story në Instagram, ku shfaq një lajm mbi këngëtarin e ndjerë, Shpat Kasapin. Sipas titullit, një këngëtar bullgar ka vjedhur këngën “Valle Kosovare” të këngëtarit, dhe Vesa menjëherë ka reaguar. Në shkrimin e shkurtër dedikuar lajmit, ajo nuk flet vetëm mbi këtë situatë, por edhe thumbon Tayna-n, […]

Në shkrimin e shkurtër dedikuar lajmit, ajo nuk flet vetëm mbi këtë situatë, por edhe thumbon Tayna-n, duke përmendur 250 eurot që ajo i dha si shpërblim këngëtares Alida Hisku.

“Prandaj kolege e kolegë është tepër e rëndësishme e drejta autoriale (se çfarë s’keni thënë kur i kam mbrojtur “me dhëmbë” krijimet e mia)… sepse një ditë kur nuk jemi më, përfitojnë të tjerët nga mundi e djersa jote në vend që të përfitojnë fëmijët ose familja! Ose kur të plakeni, ju blen ndonjë artist i momentit me 250 euro,” shkruan ajo, dhe në rreshtin e fundit të gjithë e kuptojmë për kë bëhet fjalë.

Dy ditë më parë, gjatë një interviste në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, këngëtarja Alida Hisku foli për rikthimin e një prej këngëve të saj përmes Tayna-s.

Kënga për të cilën bëhet fjalë është “Thana”, e realizuar falë një bashkëpunimi që Tayna pati me këngëtaren Alida Hisku. Pjesë e kësaj kënge është zëri dhe disa vargje nga kënga “Vajzat e fshatit tim”, kënduar nga Alida Hisku. Gjatë intervistës që zhvilloi, kjo e fundit ndau më shumë detaje mbi mënyrën se si ishte arritur marrëveshja mes tyre.Sipas saj, Tayna e kishte telefonuar për t’i komunikuar idenë që kishte, si edhe për t’i propozuar bashkëpunimin.

“Edhe më merr në telefon Tayna edhe më thotë: ‘Alida, dua të bëj këngën tënde dhe do të marr një pjesë nga zëri yt.’ M’u duk… e pashë në dy aspekte. Si konkurrencë unë nuk shikoj asnjë lloj këngëtareje, sepse, thashë edhe një herë, unë jam e një brezi tjetër. Unë marr qëllimin, nuk marr interesat personale.”Ajo u shpreh se qëllimi i vetëm që kishte, ishte që një këngë shqiptare të shkonte te publiku i Kosovës, siç u shpreh edhe vetë, suksesi nuk i interesonte aspak. Më pas, ajo tha se Tayna i kërkoi numrin e telefonit të kompozitorit të këngës, Enver Shëngjergjit, dhe tekstshkrueses Zhuliana Jorganxhi. Më vonë, pas dy javësh, Tayna i kishte dërguar 250 euro, pretendoi këngëtarja.

Duke qenë se deklaratat prekën drejtpërdrejt çështje të të drejtave të autorit, autorizimeve kontraktore dhe pagesave, Anabel Media kontaktoi zyrtarisht menaxhimin e Doruntina Shalës (Tayna) për të kërkuar më shumë informacion për përdorimin e këngës “Vajzat e fshatit tim”. Deklaratën e plotë dhe të pandryshuar të menaxheres së artistes, Rina Malsori, lexojeni këtu./Periskopi

TË NGJASHME
“Osmani”, 4.3 milionë euro prona në Stamboll, aktori i njohur investime marramendëse edhe në Dubai

“Osmani”, 4.3 milionë euro prona në Stamboll, aktori i njohur investime marramendëse edhe në Dubai

LONDRIMI fitues i BBVK4

LONDRIMI fitues i BBVK4

Ludo i zhgënjyer, tenton të ikë nga skena pasi eliminohet nga BBVK

Ludo i zhgënjyer, tenton të ikë nga skena pasi eliminohet nga BBVK

Klodi pa nafak, i eliminuari i 2-të në finalen e BBVK

Klodi pa nafak, i eliminuari i 2-të në finalen e BBVK

Finalja e BBVK4: E para që eliminohet është Hygerta

Finalja e BBVK4: E para që eliminohet është Hygerta

David Guetta bëhet baba për herë të katërt, mirëpret djalin Skyler me Jessica Ledon

David Guetta bëhet baba për herë të katërt, mirëpret djalin Skyler me Jessica Ledon

Jonida rrëfen si u njoh me Romeo Veshajn: Më bëri një batutë në Instagram, është karizmatik

Jonida rrëfen si u njoh me Romeo Veshajn: Më bëri një batutë në Instagram, është karizmatik

U ndalua në rrugë nga një influencues dhe fitoi sfidën e tij – Bebe Rexha i dhuron 100 dollarët për dikë tjetër në nevojë

U ndalua në rrugë nga një influencues dhe fitoi sfidën e tij – Bebe Rexha i dhuron 100 dollarët për dikë tjetër në nevojë

Harry Styles pranon se qeshi në funeralin e gjyshes së tij: U ndjeva shumë i papërshtatshëm

Harry Styles pranon se qeshi në funeralin e gjyshes së tij: U ndjeva shumë i papërshtatshëm

Një këngë dhe video mahnitëse për Çarshinë, në gjuhën angleze

Një këngë dhe video mahnitëse për Çarshinë, në gjuhën angleze

Pas Big Brother, Egli Tako: Familja nuk më ka dhënë dorën dhe s’më ka thënë ‘sa bukur e bëre’

Pas Big Brother, Egli Tako: Familja nuk më ka dhënë dorën dhe s’më ka thënë ‘sa bukur e bëre’