Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane
19 ditë më parë
2.4k
30k
Share
Aktorja kosovare Fatlume Bunjaku po shënon një nga sukseset më të rëndësishme në karrierën e saj artistike, duke u përzgjedhur si European Shooting Star 2026, një nga dhjetë aktoret dhe aktorët më premtues të Evropës. Ky vlerësim prestigjioz e vendos atë në qendër të vëmendjes së industrisë evropiane të filmit dhe medias ndërkombëtare. Në kuadër […]
Në kuadër të programit European Shooting Stars, Fatlume Bunjaku do të prezantohet para profesionistëve të filmit, producentëve, regjisorëve dhe kritikëve nga e gjithë bota gjatë edicionit 2026 të Berlinale – Berlin International Film Festival, një nga festivalet më të rëndësishme të filmit në nivel global.
Ajo është vlerësuar veçanërisht për interpretimin e saj të fuqishëm në filmin Hana, me regji të Ujkan Hysaj. Në këtë film, Bunjaku portretizon një aktore që përballet me traumat e luftës përmes terapive artistike, duke sjellë një performancë të thellë emocionalisht dhe të ndërtuar me ndjeshmëri të lartë psikologjike. Kritika ka veçuar praninë e saj të fuqishme në ekran, autenticitetin dhe aftësinë për të trajtuar role komplekse me maturi artistike.
Përzgjedhja e Fatlume Bunjakut si European Shooting Star 2026 përfaqëson një moment kyç jo vetëm për karrierën e saj personale, por edhe për afirmimin e kinematografisë kosovare dhe shqiptare në skenën evropiane. Ky sukses dëshmon rritjen e cilësisë artistike dhe potencialin konkurrues të aktorëve shqiptarë në tregun ndërkombëtar të filmit, transmeton tutje albinfo.ch.
Me talentin, përkushtimin dhe qasjen e saj serioze ndaj artit të aktrimit, Fatlume Bunjaku po konsolidohet si një emër premtues i gjeneratës së re të aktores evropiane, duke hapur rrugë të reja për bashkëpunime ndërkombëtare dhe projekte me ndikim të gjerë kulturor.
Përveç angazhimeve të saj artistike ndërkombëtare, Fatlume Bunjaku ishte e pranishme edhe në shënimin e Festës së Pavarësisë së Kosovës, ku mori pjesë në aktivitetin zyrtar të organizuar me këtë rast, së bashku me Afrim Ajeti. Pjesëmarrja e saj në këtë ngjarje simbolike përfaqëson lidhjen e fortë që ajo ruan me vendin e saj dhe rolin e saj si përfaqësuese e denjë e kulturës dhe artit kosovar në arenën ndërkombëtare.